LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 41 numri i të vdekurve pas sulmit në xhami në Afganistan

Shkon në 41 numri i të vdekurve pas sulmit në xhami në Afganistan

ISIS-K, grupi më radikal islamik i armatosur në Afganistan, ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës ndaj një xhamie shiite në qytetin Kandahar.

Gjatë lutjeve të së premtes në faltore ka ndodhur një shpërthim ku kanë mbetur të vdekur të paktën 41 persona, sipas një deklarate të lëshuar nga agjencia e lajmeve Amaq.

Deklarata shtoi se dy luftëtarë të Shtetit Islamik vranë rojet e xhamisë, sulmuan brenda dhe hodhën veten në erë.


Raportohet se numri i të lënduarve është mbi 50 persona gjersa brenda në xhami ishin rreth 300 persona.

Kjo është java e dytë radhazi që terroristët kanë kryer një sulm në lutjet e së premtes dhe kanë vrarë dhjetëra besimtarë. /Telegrafi/