LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur

Vuçiq takon serbët e veriut të Kosovës: Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur

Një takim është zhvilluar në Rashkë ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qytetarët e shkuar atje nga veriu i Kosovës.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në fillim të takimit, Vuçiq tha se do të dëgjonte këdo që kishte diçka për të thënë.


Ai ka thënë se kishte vetëm një mesazh: “Unë nuk jam si të tjerët, dhe kjo Serbi nuk është si dikur. Ne do të ruajmë paqen. Ne i kërkojmë NATO-s të bëjë punën e saj,…”.

Ndërsa njëri nga qytetarët ka “paralajmëruar” se “Ne duhet të mbrohemi, nëse ju nuk doni të na mbroni”.

Ndërkohë bëhet e ditur se takimi është “moderuar” nga Goran Rakiq, ministër në Qeverinë e Kosovës.

“Ne do të mbrohemi me gjithçka dhe të gjithë në dispozicion”, ka thënë Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, në fillim të takimit.

Ndryshe, para takimit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se ai kishte kontaktuar me të dërguarin special të BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak lidhur me ngjarjet e sotme në Kosovë.

“Unë jam duke pritur të takohem me serbët nga Kosova. Kontaktova me Miroslav Lajçak, i thashë atë që mendoja dhe e përfundova bisedën”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori