LAJMI I FUNDIT:

PDSH: Teuta Arifi i ka lënë punëtorët pa rroga për më shumë se dy muaj

PDSH: Teuta Arifi i ka lënë punëtorët pa rroga për më shumë se dy muaj

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot nëpërmjet një konference për shtyp, e ka akuzuar kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, se për më shumë se dy muaj, të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, i ka lënë pa rroga.

Nga kjo parti gjithashtu thanë se gjatë muajve të fundit ka pasur shumë punë punësime me kontratë në këtë ndërmarrje.

“Siç e dijmë, gjendja financiare e kësaj ndërmarrje është katastrofale. Nisur nga kjo, pyesim përse duhen gjithë këto punësime të reja. Siç duket BDI-në dhe znj. Teuta Arifi e ka kapluar paniku duke u munduar të sjellë punësime të reja dhe duke u munduar t’i mashtrojë njerëzit me vende të reja pune. Por ajo që nuk dihet është se këto punëtorë të rinj nuk kanë marrë paga gati se 2 muaj e më tepër”.


“Nga ana tjetër, këto dokumente që i morëm sot, znj. Teuta Arifi shpërndan para në formë të honorareve njerëzve që janë të afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe të punësuarve në Komunën e Tetovës. Kjo do te mbarojë me 17 tetor kur ju do të votoni numrin 11, prof. Sadi Bexheti dhe listën për këshilltare të partisë demokratike shqiptare. Gjithashtu, për fund, vazhdojmë të kërkojmë aqarim nga znj. Teuta Arifi për ato 56 mijë euro të harxhuara”, thanë nga PDSH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori