Beteja e policisë me drejtues të pandërgjegjshëm në Tetovë vazhdon të zhvillohet në disa segmente. Kryesisht në rrugët e Tetovës dhe jo vetëm, policia është në hall me drejtuesit e makinave, kryesisht të moshës së re, të cilët pa patentë shoferi marrin guximin që të jenë pjesë e komunikacionit.
Krahas kësaj, policia jo rrallë herë hasën edhe në vozitës, të cilët kanë patentë shoferi, por dalin në rrugë me automjete të paregjistruara. Gjithashtu, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë pohojnë se gjatë nëntë muajve të kaluar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë ndaluar edhe 278 vozitës, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
“Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti, janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 15,956 lloje të ndryshme të shkeljeve të trafikut, gjegjësisht parregullsi në zonën më të gjerë të Tetovës. Në këtë periudhë, 458 automjete janë përjashtuar nga trafiku, prej tyre 271 kryesisht për shkak të regjistrimit të skaduar më shumë se 30 ditë, si dhe janë evidentuar 2035 shoferë të larguar nga trafiku, nga të cilët më shumë se gjysma, 1238 kanë vozitur pa kaluar provimin për patentë shoferi apo patentë të vlefshme dhe 278 vozitën nën ndikimin e alkoolit. Po ashtu, 216 automjete janë konfiskua përkohësisht, kryesisht për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se gjashtë muaj dhe 32 për shkak të zhurmës së lartë”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Nga ana tjetër, policia është në hall edhe me drejtues të automjeteve që nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar. Në këtë drejtim, autostrada Gostivar-Tetovë-Shkup vazhdon të jetë vendi ku më shumë nuk respektohet shpejtësia. “Gjatë nëntë muajve të kaluar të këtij viti, në rajonin më të gjerë të Tetovës, gjatë aksioneve të policisë për kontroll të shpejtësisë janë regjistruar 6551 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar brenda dhe jashtë vendbanimeve si dhe 547 parakalime të parregullta.
Numri më i madh i shkeljeve të tilla janë zbuluar në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup, rrugët rajonale Tetovë-Jazhincë dhe Tetovë-Vollkovi, si dhe në hyrje të Tetovës, gjegjësisht në rrugën “Iliria”. Ndër tejkalimet e shpejtësisë, veçanërisht në autostradë, janë regjistruan disa shkelje edhe për më shumë se 70 kilometra në orë, ndërsa në zonë të populluar shkeljet zakonisht të konstatuara shkojnë nga 30 në 50 kilometra në orë. Të gjitha shkeljet e tilla të trafikut janë kompletuar me parashtresa adekuate, në përputhje me ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor”, thotë Rexhepi.
Dhe pikërisht kjo ka bërë që të ketë numër të lartë të aksidenteve. Mos respektimi i shpejtësisë ka sjellë deri tek aksidentet e trafikut. “Në periudhën në fjalë, shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, ishte shkaku i gjithsej 216 aksidenteve të trafikut. Shkaktar i aksidenteve të ndodhura po ashtu është edhe kryerja e veprimeve të parregullta dhe parakalimi i palejuar. Aksidentet e shkaktuara nga tejkalimi i shpejtësisë shpeshherë kanë përfunduar me pasojat më të rënda për pjesëmarrësit e trafikut”, njofton Rexhepi. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve