LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën një person në Prishtinë pas lëndimit në vendin e punës

Humb jetën një person në Prishtinë pas lëndimit në vendin e punës
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë pasi ishte lënduar në vendin e punës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vushtrria” në Prishtinë, të martën në ora 15:30.


“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim,  ka pësuar lëndime trupore. I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit, i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/