Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale: ngasja në gjendje të pa aftë apo të dehur dhe rrezikimi i trafikut publik.
Departamenti i Përgjithshëm, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.10.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.11.2021, ndaj të pandehurve:
I. Z.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ngasja në gjendje të pa aftë apo të dehur nga neni 371. Par. 3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe
II. S.D., për shkak të veprës penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par. 9 lidhur me par. 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Z.B., dhe S.D., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:
1. I pandehuri Z.B., me datë 02 tetor rreth orës 21:15 minuta, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në hyrje të fshatit Duhël, duke shkel ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 48 dhe 53 të Ligjit mbi Trafikun Rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që duke drejtuar në gjendje të paaftë apo të dehur, automjetin e udhëtarëve (A) , kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë, deri sa ishte duke lëvizur në shiritin e djathtë në gjendje të dehur dhe me tejkalim të shpejtësisë, me pjesën e përparme të anës së majtë, godet pjesën e pasme të anës së djathtë të automjetit (B – të cilin e drejtonte i dëmtuari A.B.,), ku nga forca e goditjes drejtuesi A.B., humb drejtimin, sillet në vend dhe goditet për herë të dytë nga automjeti (A) i të pandehurit duke i goditur mbrojtësit e metaltë të rrugës në anën e djathtë, ndërsa automjeti (A) i të pandehurit humb kontrollin duke u rrokullisur disa herë dhe përfundon i kthyer në krahë të majtë në shiritin e majtë qarkullues i mbështetur për mbrojtësit e metaltë të rrugës, me ç ’rast me këto veprime u shkakton lëndime të lehta dhe të rënda trupore katër (4) të dëmtuarve që gjendeshin në makinë,
2. I pandehuri S.D., me datë, kohë dhe vend të njëjtë si më lartë, duke shkel ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 48 dhe 53 të Ligjit mbi Trafikun Rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin e udhëtarëve (C) , kur arrin në vendin kritik, shpejtësinë e lëvizjes së automjetit nuk ia ka përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë, deri sa ishte duke lëvizur në shiritin e djathtë qarkullues, posa e vëren automjetin “B” –të aksidentuar, për ti ikur aksidentit kalon në shiritin e majtë qarkullues, dhe me pjesën e përparme të anës së majtë godet automjetin “A” – , me targa sllovene, pasagjeren e automjetit “A” dhe drejtuesin e automjetit “B”, të cilët ishin në ato momente në afërsi të automjetit “A” duke i ofruar ndihmë drejtuesit të automjetit, me ç ’rast me këto veprime nga goditja me automjet dhe nga lëndimet e marra ndërron jetë pasagjerja e automjetit “A” –(e ndjera K.B.,) ku ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë nga Suhareka kanë konstatuar vdekjen, ndërsa drejtuesi i automjetit “B” i dëmtuari A.B., ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin se dy të pandehurit janë shtetas të huaj dhe nuk kanë vendqëndrim në Republikën e Kosovës, andaj me lënien në liri të njëjtin mund të jenë të pakapshëm për organet e ndjekjes, në këtë mënyrë mund të pengojnë rrjedhën e hetimeve dhe të procedurës, e gjatë kësaj faze duhet të merren një mori provash si dëgjimi i dëshmitarëve, të pandehurve por edhe të merren ekspertiza për shkallën dhe natyrën e lëndimeve dhe ekspertiza e komunikacionit dhe prova të tjera.
Nga të lartcekurat Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova