LAJMI I FUNDIT:

Iu vranë para syve 5 anëtarët e familjes, rrëfimi i 85-vjeçares që dëshmoi kundër Goran Stanishiqit

Iu vranë para syve 5 anëtarët e familjes, rrëfimi i 85-vjeçares që dëshmoi kundër Goran Stanishiqit

85-vjeçarja Zejnepe Gashi e ka të pamundur ta harrojë momentin kur i’u vranë 5 anëtarë të familjes në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Për krimet në këtë fshat, respektivisht vrasjen e 13 civilëve aty, Goran Stanishiq, u dënua sot me 20 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

85-vjeçarja ka folur për përjetimin e rëndë në ditën kritike të prillit të vitit 1999 dhe krimin që e kishte kryer fqinji i tyre serb bashkë me disa persona të tjerë.


“Kapixhikit i ka ra, ai ka qenë mbyll. Hyni në oborr, ky sefte me këta tjerët. Krejt të Sllovisë janë kanë. Atyre tjerëve krejt nuk ua di emrat bash saktë. Por ky i ka rendit krejt. Ky ju ka ra djemve, nipave, ky mi ka vra krejt”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Ajo thotë se pas vrasjes së familjarëve e kanë dëbuar nga fshati, ndërsa është kthyer të nesërmen prapë.


“Të nesërmen jam kthy vetëm unë, i kam kërku ku i kam djemtë e nipat, ku i kemi dërguar. Më thanë: I kemi mbyt krejt, këtu nuk ke derë më. Pas 14 ditëve kam marrë vesh që i kanë dërgu nalt e i kanë varros”, rrëfen ajo.

Shtëpia e viktimave dhe të dënuarit Stnaishiq i ndante vetëm një rrugë.

Gashi ka thënë se nuk kanë pasur raporte të këqija me serbët që jetonin aty, por pas fillimit të luftës gjithçka ndryshoi.

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Goran Stanishiq, i akuzuar për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Goran Stanishiq dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Goran Stanishiq dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

Stanishiq është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite, i cili dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20 korrik 2019 e deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.

Sipas aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë, respektivisht me datën 15 e 16 prill 1999, gjatë një sulmi të gjerë e sistematik të forcave ushtarake, paramilitare, rezervë policore e policore serbe, kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Sllovi e Tërbovc të Komunës së Lipjanit, i akuzuari Goran Stanishiq polic rezervë në Stacionin Policor në Lipjan – Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të njësive ushtarake, paramilitare, rezervë policore e policore serbe, që kanë vepruar në këto fshatra, në kundërshtim me Ligjin Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, mori pjesë në dëbimin, vrasjen e ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile shqiptare. /RTV Dukagjini//Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori