LAJMI I FUNDIT:

MPB vazhdon me kontrolle, 196 gjoba vetëm në Shkup

MPB vazhdon me kontrolle, 196 gjoba vetëm në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.10.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.

Nga MPB thonë se vetëm në territorin e Shkupit janë gjobitur 196 vozitës, prej të cilëve 40 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për vetura të paregjistruara ose teknikisht të parregullta.

“Janë shqiptuar edhe 13 masa për shfrytëzim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe, 5 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të motoçikletave dhe 72 të tjera për parkim të parregullt”, thonë nga MPB.


Ata i ftojnë shoferët që t’i respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/