Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Goran Stanishiq, i akuzuar për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.
Stanishiq është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vite, i cili dënim do të ekzekutohet menjëherë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 20 korrik 2019 e deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi.
Sipas aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë, respektivisht me datën 15 e 16 prill 1999, gjatë një sulmi të gjerë e sistematik të forcave ushtarake, paramilitare, rezervë policore e policore serbe, kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Sllovi e Tërbovc të Komunës së Lipjanit, i akuzuari Goran Stanishiq polic rezervë në Stacionin Policor në Lipjan – Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të njësive ushtarake, paramilitare, rezervë policore e policore serbe, që kanë vepruar në këto fshatra, në kundërshtim me Ligjin Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, mori pjesë në dëbimin, vrasjen e ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile shqiptare.
“Me 15 prill 1999, rreth orës 13:00 – 14:00, në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, në shtëpinë / oborrin e shtëpisë së familjes Gashi, i akuzuari Goran Stanishiq në bashkëkryerje me pjesëtar të tjerë të forcave rezervë policore, forcave ushtarake, forcave paramilitare e policore serbe, fillimisht kanë shkuar në oborrin e familjes Gashi, urdhëruan anëtarët e familjes të dalin nga shtëpia duke i ndarë meshkujt nga gratë, i detyrojnë gratë e fëmijët të dalin nga oborri në rrugë, përveç Z.G. e vajzës së saj XH.H. të cilat mbesin ende në oborr, i rreshtojnë në murin e oborrit të shtëpisë tani të ndjerët M.G. – kryefamiljar, dy djemtë e tij O.G. e E.G., dy nipat e tij A.G e B.H., kishin shtënë në drejtim të tyre nga armët automatike, ku të gjithë i vrasin para prezencës së Z.G. e XH.H., e më pastaj kërkojnë – i detyrojnë këto dyja që të largohen nga oborri i shtëpisë për në rrugën e fshatit, po ashtu më 15 prill 1999, rreth orës 13:00 – 14:00, në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, i akuzuari G.S në bashkëkryerje me pjesëtar tjerë rezervë policor, forcave ushtarake, forcave paramilitare e policore serbe, në afërsi të shkollës së vjetër të fshatit, ndanë nga kolona e popullatës civile shqiptare të cilën popullatë e kishin detyruar ti braktisin shtëpitë e tyre, ndanë J.K., B.G. M.P., R.K., A.I. e E.B…..”
“Pasi i rreshtuan përballë murit të shtëpisë së një banori serbë të fshatit, kanë shtënë në drejtim të tyre me armë automatike duke i vrarë që të gjithë, ndërsa më 15 prill 1999, rreth orës 18:00 – 19:00, në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, i akuzuari në bashkëkryerje me pjesëtar rezervë policor, forcave ushtarake, forcave paramilitare e policore serbe, me automjetin ’’Lada Samara’’ me ngjyrë të kuqe, shkuan në oborrin e shtëpisë së familjes Brahimi dhe pasi dolën nga vetura kanë shtënë me armë automatike në drejtim të F.G., B.B., F.B. dhe R.B., të cilët ishin në oborr të shtëpisë së F.B., ku e kanë vrarë F.B., duke e qëlluar në shpinë, ndërsa F.G., B.B.,dhe R.B., kishin shpëtuan, duke ikur me vrap në drejtime të ndryshme nga vendi i ngjarjes, të njëjtit pasi që ishin larguar nga shtëpitë e tyre në fshatin Sllovi, për në fshatrat përreth fshatit të tyre, vijnë në shtëpitë e tyre për të marrë ushqim e gjëra të nevojshme për ekzistencë dhe për ta tërhequr babain e R.B., plak në moshë i cili kishe ngelur ende në shtëpi, hasin në të akuzuarin G.S. dhe pjesëtarë tjerë, të cilët me të parë këta, kanë dalë nga vetura ’’Lada Samara’’, kanë shtënë me armë automatike në drejtim të tyre, ku i vrarë ka mbetur F.B.”.
Po ashtu më 16 prill 1999, rreth orës 12:00, në fshatin Tërbovc të Komunës së Lipjanit, në vendin e quajtur “Lugu i Lakrave”, derisa A1, tani e ndjera Z.G. dhe G.G., që kishin shkuar më herët në shtëpinë e tyre për të marrë ushqim, kishin qenë duke shkuar nëpër mal për t’iu bashkangjitur bashkëfshatarëve e familjeve të tyre të cilët kishin braktisur fshatin, e duke u kthyer nëpër mal i akuzuari G.S. në bashkëkryerje me katër pjesëtar të uniformuar e të armatosur të forcave rezervë policore, forcave ushtarake, forcave paramilitare e policore serbe, e kanë ndaluar të dëmtuarën A1 dhe tani të ndjerën Z.G. kurse G.G. ik nga vendi i ngjarjes, i detyruan të ulen këto në tokë dhe kur e dëmtuara A1 lëviz për të nxjerrë diçka nga xhepi, nxjerr një pako me cigare që me kërkesë të të akuzuarit G.S., A1 ia jep të akuzuarit G. dhe derisa ky ua shpërndan cigaret pjesëtarëve tjerë të uniformuar, A1 e shfrytëzon rastin, fillon të vrapoj për të ikur, ndërsa i akuzuari G. e pjesëtarët tjerë të armatosur, kanë shtënë në drejtim të saj që ta vrasin, gjuajnë në të njëjtën në ku ajo rrëzohet, rrokulliset deri tek një përrua, ku qëndroi deri në mbrëmje dhe në mbrëmje e gjejnë disa fshatarë të saj.
Sipas gjykatës, me këto veprime Goran Stanishiq ka kryer veprën penale krime lufte ndaj popullatës civile në bashkëkryerje nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin – Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë…
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!