LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Sllovenia, mundësi të reja bashkëpunimi në bujqësi

Kosova dhe Sllovenia, mundësi të reja bashkëpunimi në bujqësi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic të shoqëruar nga drejtori i Odës Sllovene të Bizneseve, Bajram Fusha me të cilët ka diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim të mëtejmë në sektorët që mbulohen nga MBPZhR—ja, me qëllim të fuqizimit dhe zhvillimit të mëtejmë të bujqësisë në gjithë vendin.

Gjatë këtij takimi, ministri Peci ka prezantuar prioritetet dhe projektet zhvillimore, të cilat planifikohen të realizohen gjatë këtij mandati, e të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së këtij sektori, i cili është kontribuuesi kryesor në zhvillim ekonomik.


“Ekspertiza Sllovene është e mirëseardhur qoftë në shkëmbimin e përvojave për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve ashtu edhe në arritjen e kritereve të IPARD në mënyrë që Kosova të ketë qasje direkte në fondet e Bashkimit Evropian për avancim të sektorit të bujqësisë”, shtoi ministri.

Duke e falënderuar shtetin slloven për mbështetjen e vazhdueshme që e ka dhënë për Kosovën, ai theksoi se të dy vendet kanë shumë mundësi bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe bujqësisë në veçanti.

Në këtë takim, ata u pajtuan që të krijojnë partneritete të reja mes të dyja shteteve, me qëllim të krijimit të mundësive për bashkëpunim mes afaristëve nga Kosova dhe atyre nga Sllovenia duke nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi mes dy shteteve në të ardhmen me qëllim të avancimit të sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë.

Në anën tjetër, Ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejcic, shprehu gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe Ambasadës së Sllovenisë në Kosovë dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori