Listës së shfrytëzuesve të ndihmës sociale u shtohen edhe disa familje të tjera nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë. Në Qendrën ndërkomunale për punë sociale në Dibër theksojnë se gjatë këtij viti ka një rritje të dukshme të familjeve të cilët kanë përfituar të drejtën për asistencë sociale. Drejtori i kësaj qendre, Kreshnik Paçuku tha se në periudhën janar- gusht të këtij viti numri i përgjithshëm i familjeve sociale që gjenden në listën që marrin ndihmë sociale është 892 .
“Ky numër tregon se vetëm për tetë muaj është tejkaluar numri i familjeve që kanë marr ndihmë sociale gjatë vitit 2020 kur numri i familjeve ka qenë 795. Rritja e numrit të familjeve të cilët kanë të drejtë të shfrytëzojnë asistencë sociale ka të bëj me lehtësimin e kritereve për të drejtën që ata shfrytëzojnë”, ka theksuar Paçuku.
Sipas tij duke marrë parasysh se jetojmë në kohë të pandemisë Kovid -19, vet rregullat e ministrisë për punë dhe politikë sociale, mundësojnë lehtësime në kriteret. Në rritjen të numrit të familjeve që tanimë marrin ndihmë sociale në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ka ndikuar edhe rritja e papunësisë, meqë në disa sfera të jetës kanë ngelur pa punë banorë të të dy komunave. Kur jemi tek familjet të cilët marrin ndihmë sociale të theksojmë se përafërsisht numri i anëtarëve të këtyre familjeve është afro 5 mijë. Këta të dhëna flasin se në Dibër dhe Zhupë dukshëm është rrit numri i familjeve në nevojë. Kjo situatë ka kërkuar edhe aspektin humanitar të popullatës meqë me aktivitete të ndryshme humanitare të mërgimtarëve por edhe të dibranëve që jetojnë në vendlindje, shumë familje në nevojë janë ndihmuar. Përfaqësuesit e shoqatave humanitare thonë se në kontinuitet pesë vitet e fundit nuk ndalen ndihmat humanitare për një numër të madh të familjeve dibrane. Ndihmat humanitare që vijnë nga diaspora dibrane por edhe shoqatat humanitare kanë siguruar për familjet me nevojë ushqime, veshmbathje, por ka raste kur anëtarët e këtyre familjeve ndihmohen edhe në shërimin e tyre, në shkollimin e tyre por edhe në sigurimin e kulmit mbi kokë.
Këto ndihma kanë një domethënie për familjet në fjalë të cilët si shfrytëzues të ndihmave sociale marrin nga 6 mijë deri në 10 mijë denarë në muaj, por duke marrë parasysh çmimet të jetesës ndihmat humanitare që marrin ata luajnë një rol të madh në zbutjen e varfërisë të tyre. Kohëve të fundit janë regjistruar mbi 20 raste kur të sëmurë të familjeve me asistencë sociale janë dërguar në shërim jashtë vendit me përkrahjen financiare që bëjnë mërgimtarët dibran. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Gjini e quan “gabim” vetëofrimin e Limajt te Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët