LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së policit Saimir Hoxha në Lezhë

Publikohen pamjet e momentit të vrasjes së policit Saimir Hoxha në Lezhë

Zbardhen pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura në Vain të Lezhës, e cila hedh dritë mbi momentin e vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha. “Ora News”, siguron videon e ekzekutimit të Saimir Hoxhës, ku dallohet qartë veprimet e policisë dhe veprimet e personave të tjerë.

Punonjësit e policisë së Lezhës kanë qenë duke lëvizur me një automjet ngjyrë të bardhë, Land-Rover, kur papritur kanë qëndruar buzë rrugës me qëllim për të verifikuar një automjet tjetër tip “Wolzvagen”.

Ndërron jetë Aldi Rama, autori që vrau policin në Lezhë
Lexo po ashtu Ndërron jetë Aldi Rama, autori që vrau policin në Lezhë

Pikërisht ky është moment kur tre policët zbresin nga makina dhe pozicionohen për të verifikuar personat që ndodheshin në automjetin tjetër.


Punonjësi i policisë është pikërisht Saimir Hoxha, që në këtë ngjarje mbeti i vdekur në vend.

Sapo punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentet, personi që ndodhej në sediljen e pasme Aldo Rama, ka qëlluar me pistoletë TT në drejtim të Saimir Hoxhës, duke e lënë të vdekur në vend.

“Unë nuk jam për tu kontrolluar…”, fjalët e fundit të Aldi Ramës para se të vriste oficerin e krimeve në Lezhë.

Ndërsa dy personat e tjerë, shokë të Aldo Ramës, Kristjan Sheri dhe Armando Marku, fillimisht duken në pamjet filmike se ikin me vrap dhe më pas kthehen sërish tek makina e policisë, duke u ulur dhe kryer veprime për të ndihmuar, punonjësin e policisë që ndodhej i shtrirë në tokë.

Ndërsa dy punonjësit e tjerë të policisë, janë shtrirë buzë rrugës dhe kanë hapur zjarr në drejtim të makinës së Aldo Ramës, ku kanë qëlluar plot 9 herë.

Nga goditjet me armë të policëve, mjetit i është çarë njëra gomë. Por sërish Aldo Rama, ka vijuar të eci në një distancë prej 1 km me makinën e tij, duke e braktisur më pas dhe hyrë në një territor të lagunës së Vainit.

Pas 5 orë ndjekje, Aldo Rama, u gjend nga RENEA në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte qëlluar veten me armën tip TT, me të cilën qëlloi për vdekje dhe punonjësin e policisë Saimir Hoxha. Për të parë videon klikoni KËTU. /OraNews

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori