LAJMI I FUNDIT:

U tha se është i sëmurë, por Vuçiq takon ambasadoren kineze – bisedojnë për situatën në veri të Kosovës

U tha se është i sëmurë, por Vuçiq takon ambasadoren kineze – bisedojnë për situatën në veri të Kosovës

Mediat serbe, duke cituar këshilltaren e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Brnabiq, raportuan sot se presidenti Vuçiq është i sëmurë dhe ka anuluar takimet e sotme me ambasadoren kineze dhe ambasadorin rus në Beograd, por ai i ka demantuar të gjithë. Vuçiq ka takuar sot ambasadoren kineze, e cila ia ka përcjell qëndrimin e shtetit të saj lidhur me çështjen e Kosovës.

Sipas mediave serbe temë kryesore në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me ambasadoren e Kinës, Chen Bo, ishte gjendja në veriun e Kosovës.

“Pala kineze i kushton vëmendje të veçantë situatës aktuale të tensionuar në veri të Kosovës dhe beson se veprimi i njëanshëm nuk është në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon. Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i trajtojë të gjitha palët në mënyrë të barabartë, standardi i dyfishtë nuk është në favor të zgjidhjes së problemit. Kina respekton integritetin territorial të Serbisë lidhur me çështjen e ‘Kosovës dhe Metohisë’. I kupton dhe mbështet kërkesat legjitime të Serbisë, përfshirë ato për mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave ligjore të popullit serb në ‘Kosovë dhe Metohi’, duke shpresuar se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani do të respektohen”, tha ambasadorja Chen, duke përcjellur qëndrimin zyrtar të palës kineze, transmeton Telegrafi.


Vuçiqi nuk po ndjehet mirë, anulon takimet me ambasadorin rus dhe kinez
Lexo po ashtu Vuçiqi nuk po ndjehet mirë, anulon takimet me ambasadorin rus dhe kinez

Presidenti Vuçiq me këtë rast ka falënderuar Presidentin Xi Jinping, shtetin dhe partinë kineze për mbështetjen e tyre në çështjen e Kosovës.

Ndryshe mediat serbe, duke u thirrur në deklaratën e këshilltares për media të presidentit të Serbisë, sot raportuan se Aleksandar Vuçiq, nuk është mirë me shëndet dhe se i ka anuluar takimet e sotme me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës në Beograd.

Ndërsa, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se presidenti serb është me grip.

“Mund të them se ai nuk po pushon. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në ‘Kosovë dhe Metohi’. Mendoj se ai nuk ka fjetur net të tëra. Përkundër të gjitha këtyre, atë e ka kapur edhe gripi. Sistemi imunitar i tij u dobësua, natyrisht shkaku nga ajo ngarkesë dhe stresi”, tha Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Kronika e Zezë
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Kalo në kategori