Nga: Samire Ademi Lutolli
Ne jemi një brez që nuk do të kthehet kurrë.
Brezi që vetë shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që shkruante detyrat e shtëpisë vetë në mënyrë që të dilnim në rrugë për të luajtur sa më shpejtë.
Një brez në të cilin djemtë luanin me klikerë dhe vajzat me llastik.. Ose luanim ndërmjet dy zjarresh, çika e djem.
Një brez që kaloi gati gjithë kohën e lirë në rrugë.
Një brez që luante fshehtas kur errësohej.
Një brez që bënte ëmbëlsira e pite me baltë dhe hynte me këmbë në pellgje uji të rrugës.
Një brez që mblidhte salveta në kuti bomboniere e kuti këpucësh.
Brezi që i donte lëpirëset me bilbil për t’i fryrë.
Një brez që bënte zinxhirë letre me duart e tyre.
Gjenerata e Walkman-it, kasetës VHS, disketës … .
Një brez që mblidhte fotografi dhe kishte leksikone dhe libër të kujtesës.
Brezi që shikonte babanë si rregullonte televizorin ose e ndihmonte të rregullonte antenën.
Brezi që kur dikush dëgjonte lajmet duhej të rrinim të qetë. Fatmirësisht nuk kishte aq shumë si tani.
Brezi që ndihmoi mamanë ndërsa bënte krofne me marmelatë.
Brezi që librat i merrnim në bibliotekë të shkollës dhe prisnim radhë derisa të vie “Tom Sojeri” i radhës.
Brezi që në pushimet e verës lexonim “Veroren” dhe së paku pesë libra të tjerë.
Brezi që anglishten mund ta mësonim vetëm në shkollë dhe vetëm nga librat e shkollës.
Brezi që prisnim mbrëmjen për të vetmin film vizatimor në orën 7:00 të mbrëmjes. Filma shqip mund të shikonim ndonjëherë, vetëm nëse arrinim ta gjenim në ndonjë videoklub.
Një brez që qeshte me zë të ulët para se të shkonte në shtrat, në mënyrë që prindërit të mos e dinin që ishim ende zgjuar.
Një brez që po kalon dhe që, për fat të keq, nuk do të kthehet kurrë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
MBRËMJEVE ... NË MEKSIKO-SITI
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles