LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet: Një vajzë në zyrën e kryetarit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë “mëson se si të hipë dhe kalërojë në një kalë”

Shfaqen pamjet: Një vajzë në zyrën e kryetarit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë “mëson se si të hipë dhe kalërojë në një kalë”

Një video është shfaqur në internet ku shfaqet një vajzë në zyrë e ulur në shpinë të Drashko Stanivukoviq, ndërsa kryetari i bashkisë së Banja Lluka në Bosnjë dhe Hercegovinë “po e mëson atë si të ngasë një kalë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Stanivukoviq njihet ndryshe si një adhurues i madh i kuajve, kështu që mund të supozohet se kolegia e tij ishte më i interesuar në mënyrën sesi udhëton kjo kafshë fisnike.


Sipas blogut të Slobodan Vaskoviq, bëhet fjalë për Olga Babiq, një punonjëse e Administratës së Qytetit, e cila thuhet se është dora e tij e djathtë.

“Ti hip në shpinën time dhe merr jakat e mia, sikur të ishin frenat nga një kalë…”, thotë Stanivukoviq, ndërsa vajza, e ulur në shpinë, bërtet “Ojha”.

Ai pastaj i jep udhëzime se si ta drejtojë kalin, cila këmbë të vendoset ku, si dhe si ta godasë atë, duke simuluar hipjen, shkruan klix.ba.

Pas kësaj, vajza bie në krahët e kryetarit.

“Çfarë kali je ti…”, thotë vajza, ndërsa të dy qeshin.

Drashko Stanivukoviq është një politikan serb që shërben si kryebashkiak i Banja Lluka që nga viti 2020.

Ai është anëtar i Partisë së Përparimit Demokratik. Nga 2018 deri në 2020, Stanivukoviq ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare të Republika Srpska. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Arusha flladitet në një pishinë private në Kaliforni

Interesante
Kalo në kategori