Dibranët nga dita në ditë rrisin interesin që pagesat për shërbimet e ndryshme t’i bëjnë në mënyrë elektronike. Sidomos nga fillimi i pandemisë Kovid-19 ka një rritje të dukshme që pagesat për shërbimet të paguhen në mënyrë elektronike. Dukuria në fjalë është prezente si në pagesën e faturave të rrymës, shërbimeve telefonike dhe internetit, shërbimeve të mirëmbajtjes të higjienës publike dhe furnizimit me ujë si dhe shërbimet e tjera që marrin qytetarët dibran nga institucionet dhe kompanitë.
Para fillimit të pandemisë, në muajin mars të vitit të kaluar pagesa elektronike e shërbimeve ka qenë shumë më e ulët, dhe para sporteleve të bankave ka patur shumë klientë të cilët kanë paguar faturat të shërbimeve të ndryshme. Sot, situata ka ndryshuar në aspektin pozitiv.
Udhëheqësi i Odës Ekonomike rajonale dhe drejtori i filialit të Bankës ekonomike, Roland Pahumi thotë se si në nivel të vendit ashtu edhe në nivel rajonal, ka një rritje të dukshme të popullatës e cila shfrytëzon pagesën e shërbimeve në mënyrë elektronike. Ai shtoi se në krahasim me një vit më parë sipas Bankës popullore ka një rritje prej 70 për qind të pagesave elektronike. Poashtu, ka një rritje të dukshme edhe të pagesave elektronike të faturave për shërbime edhe në Dibër dhe komunat rurale për rreth.
“Më parë para sporteleve të Bankës ekonomike – filiali në Dibër kur bëheshin pagesa e pensioneve ose të drejtave nga sfera sociale, plot tre ditë vijonte pagesa e tyre. Sot, para sporteleve në fazat në fjalë kjo çështje përfundohet për një ditë”, thotë Pahumi dhe shton se kjo do të thotë se dibranët në një numër të madh kanë filluar të përdorin kartelat për pagesë. “Shfrytëzojnë pagesa në mënyrë elektronike dhe shfrytëzojnë momentin që të mos humbin shumë kohë tash në kohë pandemie, por jo vetëm në atë që të merren me pagesa. Vlerësimet janë se pagesat elektronike tani janë në rritje edhe për shkak të shpejtësisë me të cilët bëhet pagesa”, potencon Roland Pahumi.
Në lidhje me këtë çështje biseduam edhe me qytetarë dibran. Tasim T. është 45 vjeçar dhe thotë se afro një vit shfrytëzon mënyrën elektronike të pagesave. Sipas tij jo vetëm që nuk rrinë më para sporteleve për pagesa, por njëkohësisht duke shfrytëzuar në mënyrën elektronike nuk paguan taksat që marrin bankat, apo posta për pagesën e faturave. Sipas tij kjo mënyrë e pagesës është shumë e mirë dhe racionale, thotë qytetari në fjalë. Ndërsa Alim.M, thotë se me sugjerim të fëmijëve të tij, tani faturat e telefonit dhe të rrymës elektrike i paguan në mënyrë elektronike. Na sqaron se më parë ka qenë i detyruar të vij në Dibër e të pres para sporteleve, kurse tani fëmijët e tij paguajnë faturat në mënyrë elektronike nga vendbanimi i tyre. Normalisht këtë lloj pagese kryesisht e bëjnë familjarët që kanë mundësi të prezencës të tyre në familje internetin. Por në Dibër janë të paktë familjet që nuk kanë internet. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos