Filip David, një shkrimtar serb, krijues i njohur, që nuk ka folur që prej kur në vitin 1992 e larguan nga puna sepse e kritikoi hapur politikën vrastare që po instalohej ne vendin e tij, edhe më tutje e vazhdon angazhimin në historinë e re serbe. Ai dikur ishte nderuar me çmime prestigjioze në fushën e krijimtarisë artistike, por që tash 30 vjet mbart damkën e tradhtarit të Serbisë që ia kanë qepur “atdhetarët” e Aleksandar Vuçiqit e Ivica Daçiqit, (thotë ai) dhe shton se destabilizimi i Malit të Zi dirigjohet e financohet nga Qeveria e Beogradit dhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS).
David thotë se edhe pas gjithë asaj gjakderdhje që shkaktoi Beogradi zyrtar, çereku i banorëve të Serbisë prapë nuk janë serbë. Edhe pas ndarjes së Kosovës, Serbia ka mbetur shumetnike, me mjaft pakica etnike në veri dhe në jug. Një shtet i mençëm këtë do ta shfrytëzonte si përparësi për thellimin e demokracisë, por pushteti e bën të kundërtën.
Të rrallë janë ata intelektualë serbë që demaskojnë këtë politikë para auditorit të tyre, pasi mediat serbe, thuaja 99 për qind të tyre, janë nën komandën e pushtetit aktual. Toleranca dhe shpresa e botës demokratike për demokratizimin e Serbisë me favore në çdo fushë të jetës, jo që ka zbutur politiken destabilizuese të Beogradit zyrtar, por duket se i ka dhënë krah asaj.
Kush mund të thotë se Bosnjën nuk e destabilizon Serbia?
Mos të flasim për Malin e Zi. Kush e trazon përditë?
Po Kosovën?
Edhe me Kroacinë, Serbia faktikisht është në gjendje lufte.
Maqedoninë e ngacmon në çdo fushë të jetës me pauza të vogla plot sherr, thotë intelektuali serb.
Propaganda destabilizuese serbe nuk pranë duke iu vërsulur herë njërit e herë tjetrit fqinj dhe këtë e bën çdo herë, tash e 30 vjet. Kjo propagandë fashitet pak ndonjëherë, vetëm kur Beogradi zyrtar nuk arrin të përthekojë të gjitha shtetet fqinje në të njëjtën kohë.
Përrallat për demokratizimin e Serbisë e të mediave serbe më nuk pinë ujë.
Atyre pak autorëve demokratë e gjakëtoftë serbë të cilët në Serbi e kanë të vështirë ta thonë publikisht fjalën e tyre, si Tomisllav Markoviq apo Filip David e ndonjë tjetër, e vetmja mundësi për të shkruar e për të thënë mendimin e tyre i kanë mediat e pavarura, zakonisht me seli jashtë Serbisë.
Këto ditë, në “Al Xhazira”, Tomisllav Markoviqi shkruan për promovimin e librave të kriminelëve të dënuar nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, në çdo komunë të Serbisë.
KOS-i vazhdon të ushqejë politikën zyrtare dhe mediat e Beogradit duke i orientuar për destabilizimin e vendeve fqinje. Për këtë nuk ka nevojë të shtohet asnjë fjalë dhe kjo u pa edhe në Cetinje të Malit të Zi.
Veç nëse lexohen titujt e gazetave serbe, edhe zogjtë e malit e kuptojnë kush për çka po punon. Televizionet serbe me frekuenca nacionale thërrisnin me të madhe për gjakderdhje në Cetinë. Krejt këto zhvillime i kanë rrënjët në të ashtuquajturin plan qeveritar serb për formimin e të ashtuquajturës botë serbe që e ka burimin nga Memorandumi II që shërben si udhëzim për politikën e Beogradit. Është vështirë të citohen krejt çka vollën mediat e Beogradit kundër Malit të Zi, thotë Markoviq, dhe pyet nëse ka autoritet me të madh se krimineli Shlivançanin për t’iu drejtuar popullit serb?
Me të njëjtën frymë shkruajnë edhe për shqiptarët edhe për boshnjakët.
E di bota se kush është fajtor për mbi 130 mijë të vrarë në Bosnje dhe për gjenocid në Srebrenicë, por Beogradi zyrtar këtë e promovon si “trimëri” serbe të kriminelëve tashmë e të dënuar, thotë ai. Mediat serbe, më as nuk përpiqen të kamuflojnë rrenat e përditshme, por i hedhin në qindra portale, pa asnjë turp. Bile, jo një herë dalin ideatorët serbë të mohimit të vazhdueshëm të vet qenies kombëtare të malaziaseve, si historiani Aleksandër Rakoviq në TV N1. Nuk ka as një intelektual të vërtetë serb që nuk e di saktë se në krye të gjithë kësaj histerie kundër vendit fqinj, është KOS-i.
Sapo mori pushtetin në Serbi në vitin 2012, partia e Vuciqit menjëherë filloi verifikimin e rreptë të programeve kulturore në çdo komunë, thotë Markoviqi. Posa panë qe nëpër shtëpitë e kulturës zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, gjetën se aty mungon një kategori krijuesish – jo nga letërsia e as nga muzika, por se aty “mungon identiteti nacional serb”. Këtë padrejtësi duhet ndryshuar menjëherë, thanë të deleguarit e Partisë Përparimtare Serbe të Vuçiqit, të cilët tashmë kishin promovuar shumë vepra me aromë gjaku e baroti me mundësitë e tyre “modeste”.
Kështu, Bratisllav Petkoviq menjëherë promovoi librin e Milan Llukiqit, “Rrëfim nga Tribunali i Hagës” dhe kandidoi për pozitën e ministrit të Kulturës së Serbisë. Libri që përshkruan kampin e përqendrimit në Vishegrad ku digjeshin njerëz të gjallë, ku pushkatoheshin civilë boshnjakë dhe prej ku hidheshin kufomat në lumin Drina, u promovua në Kishën e Shën Savës në Vraçar. Megjithatë, këto ishin iniciativa private, andaj “Përparimtarëve” të Vuciqit iu mungonte infrastruktura shtetërore për implementimin e kulturës politike me erë të gjakut.
Me ardhjen e tyre në pushtet, u bë më i lehtë promovimi i krimeve të luftës në libra, kështu që tash ata mund të vrisnin njerëz duarthatë, të dëbonin nga shtëpitë e tyre, të rrethonin qytete e fshatra, t’i garantonin e digjnin me “trimëri”. “Përjashtim” nga promovimet bën libri i Millorad Ulemek-Legisë me titullin “Llogori i hekurt”, që u gjend në të gjitha vitrinat e librarive të Serbisë dhe i cili u bë bestseller. Pasi ky kriminel u dënua për vrasje të tjera në Serbi, tash nga burgu po e ka “zor” të endet nëpër promovime dhe të marrë pjesë në ngjarjet kulturore.
Gjyqi i Hagës liroi nga burgu Veselin Shlivançaninin në vitin 2011, pasi mbaroi një të treten e dënimit, me arsyetim se ai i kishte rënë “istikfa” krimeve që ka bërë dhe gjatë qëndrimit në burg ka punuar në mirëmbajtjen e bibliotekës. Posa doli nga burgu, u dëshmua se ai edhe mund të lexojë, e madje dhe të shkruajë. Kështu radhiti dhe botoi një seri librash me tituj, si: “Kam mbrojtur të vërtetën për 2450 ditë në Hagë”, e pastaj kur e pa të botuar librin, nuk iu nda shkrimeve tjera të radhës, si: “Biro, bëhu njeri”, Mjaltë dhe helm”, “Në shërbim të atdheut” dhe të fundit: “Ky është vendi im dhe këtu komandoj unë”. Këto “trimëri” të tija, të shtypura në libra, Shlivançanini i promovoi në çdo komunë të Serbisë. Tashmë vitrinat e bibliotekave nëpër Serbi “i stolisin kryeveprat” e Shlivançanint dhe të shokëve të tij kriminelë.
Në anën tjetër, veprat e njohura për krimet dhe tmerret e vërteta të luftës, si “Sarajeva për çetnikët fillestarë” i Ozren Kebos, “Kartolina nga varri” i Emir Suljagiqit, “Ditari nga Pale” i Mlladen Vuksanoviqit, “Karvani i fushës” i Marko Vesoviqit, “Nën presion” i Faruk Shehiqit dhe “Puthe të afërmin tënd” i Peter Maassit, mund të gjenden vetëm rastësisht si ndonjë ekzemplar i harruar në ndonjë skutë të ndonjë biblioteke në Serbi.
Ministri Aleksandër Vulin financoi botimin e memoareve të kriminelëve të njohur e të dënuar në Hagë – Nebojsha Pavkoviqit e Vlladimir Llazareviqit. Libër ka botuar edhe krimineli i dënuar Vinko Pandureviq.
Një hapësirë e tërë në panairin e librit të Beogradit u lirua apostafat për veprat e çetnikut e kriminelit Vojisllav Sheshel e prej aty i larguan botuesit më të njohur e më të çmuar të publikut serb.
Nuk është për t’u habitur pse krimineli Shlivançanin u bë edhe anëtar i Këshillit Qendror të partisë së Vuçiqit. Ata që u dënuan për krime lufte dhe për gjenocid, tash shpallen edhe qytetarë nderi, si Vlaldimir Llazerviqi në komunën Pantelej të Nishit.
Është interesant një pjesë nga ditari i një vajze të re serbe e cila shkruan se si janë emërtuar institucionet edukative ku ajo shkollohet:
“Jetoj në shtëpinë time ne rrugën ‘Stanisallav Galiq’ numër 92 (i dënuar me burgim të përjetshëm). Është kjo një rrugicë e vogël në qytetin tonë në të cilin nuk ka shumë automjete dhe ne fëmijët mund të lozim tërë ditën pa frikë se mund të na ndodhë diçka. Për çdo mëngjes, unë dhe shoqja ime Jelena, që jeton në rrugën ‘Momir Nikoliq’ (i dënuar me 20 vjet burg) nr. 69, shkojmë bashkë në shkollë. Kuptohet, për të shkuar në shkollë duhet të kalojmë nëpër sheshin “Radosllav Kërsitq” (i dënuar për krime kundër njerëzimit me 35 vjet burg) dhe nëpër parkun ‘Lubomir Borovqanin’ (i dënuar me 17 vjet burg). Në rrugë deri në shkollë, përherë ndalemi pak për të lozur në kopshtin e fëmijëve ‘Milan Lukiq’ (i dënuar me burg të përjetshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit). Kur edukatorët na largojnë nga luhaja, shkojmë deri në bibliotekën e qytetit që mban emrin ‘Milomir Stakiq’ (i dënuar me burg të përjetshëm) që të kthejmë librat që kemi marr. dhe të marrim të tjerat. Nga biblioteka, kur kthehemi deri në shkollën tonë që mban emrin ‘Biljana Pllavshiq’ (e dënuar me 11 vjet burg) arrijmë për pesë minuta. Unë dhe shokët e mi jemi nxënës të shkëlqyeshëm dhe dëshirojmë të regjistrohemi në shkollën e mesme ‘Momçillo Kraishnik’ ( i dënuar me 20 vjet burg), por për këtë duhet të kemi të gjitha notat pesëshe dhe të jemi të nderuar me çmim (‘Vukovi sa Vuçjaka’). Pas mësimit shkojmë në trajnim gjimnastike ritmike në klubin ‘Dushko Tadiq’ (i dënuar me 20 vjet burg) dhe ne jemi kampione të Republika Srpska dhe nënkampione të Serbisë së Madhe. Kuptohet do të jemi shumë më të mirë kur të ndërtohet kompleksi sportiv ‘Radovan Karaxhiq’ ( i dënuar me burg të përjetshëm, edhe për gjenocid) bashkë me stadiumin olimpik ‘Ratko Mlladiq’ (po ashtu i dënuar me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid). Unë jam anëtare e qetes se vëzhguesve ‘Radosav Bërgjanin’ (i dënuar me 30 vjet burg). Në mbrëmje, kur kthehemi në shtëpi, zakonisht në FB ‘çetnikojmë’ me shokët tanë nga tërë Republika Srpska, nga Serbia dhe gjithë diaspora serbe”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A