Shkakton diabet dhe sëmundje të zemrës, madje rrit rrezikun e kancerit: Dieta ketogjene është nën sulm të madh nga ekspertët
Dieta keto është konsideruar prej kohësh më e shëndetshmja, derisa u zbuluan këto të dhëna!
Dieta keto kufizon rreptësishtë marrjen e karbohidrateve, ndërsa rekomandon një marrje të madhe të yndyrave dhe proteinave cilësore, transmeton Telegrafi.
Në disa variante, madje kufizon sa orë në ditë mund të hani, në mënyrë që të stimuloni procesin e ketozës, prodhimin e ketoneve, të cilat janë burime alternative të energjisë për neuronet dhe qelizat e tjera që nuk mund t’i absorbojnë acidet yndyrore.
Ekspertët nga Universiteti i Nju-Jorkut dhe ai i Pensilvanisë kanë kryer studimin më gjithëpërfshirës deri më tani, duke analizuar kërkimet ekzistuese dhe duke dalë me rezultate shqetësuese.
Dieta keto ndihmon për të humbur peshë, dhe mund të thuhet se është pjesë e trajtimit të përgjithshëm që ka një efekt të dobishëm te njerëzit që kanë epilepsi.
Megjithatë, kjo ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit dhe Alzheimerit, dhe kolesterinën e keqe, kjo është arsyeja pse nuk është e përshtatshme për njerëzit që kanë sëmundje të veshkave.
Gjithashtu mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të dobët të sistemit nervor të fetusit te gratë shtatzëna.
“Një dietë tipike keto është një fatkeqësi që shkakton sëmundje. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, yndyrave të ngopura dhe produkteve të mishit është praktikisht një recetë për problemet shëndetësore”, konstaton Lee Crosby, nutricionistja që drejtoi studimin.
“Nuk është më efektive se dietat e tjera në humbjen e peshës dhe rrit në mënyrë gjithëpërfshirëse rrezikun e sëmundjeve kronike,” tha ajo.
Burimi:Physician Committee
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'