Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet që edhe në periudhën e ardhshme të vazhdojnë të shfrytëzojnë fluturime të lira nga aeroportet në Shkup dhe Ohër. Një traditë e krijuar nga qeveria e kaluar, për subvencionimin e udhëtimeve me avion me çmime të lira, pritet që vitin e ardhshëm të shënojë dhjetë vite pas vendosjes së saj në vitin 2012.
Ekzekutivi në mbledhjen e javës së kaluar, apo më 14 shtator e shqyrtoi edhe mundësinë për fillimin e procedurës së re për përkrahje financiare të avio-transportuesve vendor dhe të huaj për subvencionimin e biletave, që sjell edhe çmime më të lira. Me fjalë të tjera, tani po përgatitet tereni edhe për subvencionimin e katërt me radhë të linjave të fluturimeve të avio-kompanive me buxhet të ulët, për shkak se në fund të vitit 2021 po skadon vendimi qeveritar për ndihmën financiare të miratuar në vitin 2018.
Marrëveshja aktuale për subvencione me kompaninë “ Vizer”, në fakt nuk shënoi sukses të plotë, për shkak se subvencionimi u ndërpre përkohësisht si rrjedhojë e pandemisë që detyroi më shumë avio-kompani në botë përfshi edhe “Vizer”, që të ndërpresin përkohësisht udhëtimet me avion në vitin e kaluar. Udhëtimet në aeroportet vendore rinisën në fillim të muajit korrik pas një ndërprerje prej gati katër muaj. “Vizer” fiton subvencione shtetërore që nga viti 2012, ndërsa vetëm në vitin 2018 ka fituar përkrahje financiare në vlerë prej 1.7 milion euro. Paraprakisht Qeveria miratoi vendim për përkrahje të avio kompanive dhe programin për ndarjen e mjeteve me afat prej fillimit të vitit 2019 deri në fund të vitit 2021, në bazë të vendimit të miratuar në vitin 2018.
Në bazë të marrëveshjeve “Vizer”, fitonte afër pesë milion euro për tre vite me obligim për vendosjen e destinacioneve të reja. Për çdo destinacion të ri nga Shkupi dhe Ohri, kompanisë fituese duhej t’i paguhen kompensime në vlerë prej 40 mijë euro, ndërsa për çdo udhëtar që fluturon nga aeroportet vendore jashtë, avio-kompania fitonte nga 9 euro në vitin e parë dhe nga 8 dhe 7 euro nga Shkupi në vitet tjera si dhe 13 euro nga Ohri në vitin e parë dhe nga 11 dhe 12 euro nga Ohri në dy vitet e tjera. Me dy marrëveshjet e para që janë nënshkruar me kompaninë hungareze, për periudhën 2011-2018 janë paguar 9.5 milion euro, ndërsa avio-transportuesi hungarez vendosi 25 destinacione të reja me çka edhe plotësoi obligimet e marrëveshjes.
Ndryshe, si rrjedhojë e pandemisë në tërë botën në vitin e kaluar u shënuar rënie e madhe e transportit ajror. Dy aeroportet vendore në vitin 2020 shënuan rënie të madhe të punës prej gati 70 për qind në raport me vitin 2019, apo u shënuan 782.876 pasagjerë që kanë udhëtuar nga Maqedonia e Veriut në destinacione të ndryshme në Evropë./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë