LAJMI I FUNDIT:

Objekti i Teatrit për Fëmijë ka kaluar në pronësi të BFI-së

Objekti i Teatrit për Fëmijë ka kaluar në pronësi të BFI-së

Bashkësia Fetare Islame (BFI) kthen në pronësi objektin e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup. Arsyetimi është se objekti në fjalë është vakëf i BFI-së. “Alsat” njofton se disponon me dokumentin e Kadastrës që dëshmon se tani disa ditë ky objekt edhe zyrtarisht rezulton në pronësi të BFI-së. Të pyetur zyrtarisht, nga BFI thonë se objekti në fjalë është kthyer në pronësi dhe më të tash e tutje menaxhon Myftinija e Shkupit. Sipas tyre, teatrit nuk është obliguar ta lëshon objektin deri sa të gjen hapësira për vendosje.

Drejtuesit e Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj në Shkup thonë se nuk janë të njoftuar për një vendim të tillë. Drejtoresha e këtij institucioni Dijana Toska na tha përmes telefonit se për një vendim të tillë nuk ka për çfarë të prononcohet derisa nuk është e njoftuar zyrtarisht.

Të njëjtin qëndrim ka edhe Ministria e Kulturës, përmes së cilët ka shkuar njoftimi për kthimin e objektit dhe parcelës në pronësi. Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani na premtoi se do të interesohet për çështjen në fjalë dhe do të na njofton zyrtarisht. Deri në këto momente nuk morëm qëndrim plotësues nga njeriu i dytë i dikasterit të Kulturës.


Jo zyrtarisht mësohet se Teatrit për Fëmije dhe të Rinj do t’i ofrohet një pjesë e Teatrit Kombëtar Shqiptar në Shkup, por aktorët janë shprehur kundër një veprimi të tillë. Së fundi Qeveria me buxhetin për vitin 2021 kishte ndarë mjete për rinovimin e objektit në Çarshi, përkatësisht bodrumin e teatrit për fëmijë dhe përshtatjen e tij për kushte pune./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori