LAJMI I FUNDIT:

Borovci: Çeliku ka pasur rritje të çmimit për 50 për qind

Borovci: Çeliku ka pasur rritje të çmimit për 50 për qind

Si për shumicën e sektorëve të tjerë, 2021-ta ka sjellë ndryshime me vitet paraprake edhe në fushën e ndërtimit dhe prodhimit të materialit ndërtimor.

Këto ndryshime erdhën si në çmime ashtu edhe në kërkesë.

Në emisionin “7 Ditë me Panxhën” është diskutuar rreth ndryshimit të çmimeve në sektorin e ndërtimit, ku i ftuar në studio ishte Mustafë Borovci.


Sipas drejtor ekzekutiv në kompaninë Brickos, ngritja e çmimeve si trend botëror ka ndikuar dhe në sektorin e ndërtimit.

“Në sektorin e ndërtimi kjo ka ndikuar padyshim shumë. Sidomos disa prej artikujve kryesor që marrin pjesë në koston e ndërtimit kanë shënuar një ngritje shumë të madhe të çmimeve. Vlen të përmenden këtu dy nga artikujt kryesor, është fjala për hekurin që përdoret në ndërtim, por në përgjithësi çeliku ka pësuar një rritje shumë të madhe të çmimit, ku nga fillimi i vitit kemi një rritje të çmimit afër 50 për qind të çelikut”, u shprehë Borovci.

Ai thotë se përveç çelikut edhe lënda dytësore ka pasur rritje të çmimit.

“Në ndërtim pjesëmarrja e armaturës është me një ndikim të lartë në koston e ndërtimit, pastaj lënda dytësore ka pësuar një ndryshim, pra e gjithë ajo që merr pjesë në ndërtimin e vrazhdë ka pësuar rritje mes 45-50 për qind, dhe shumica e produkteve të tjera që përdoren në ndërtim kanë pësuar rritje të çmimeve por jo në këtë lartësi”, ka përfunduar ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori