Si është gjendja e Bashkimit Evropian sot?
BE ndodhet para sfidave të mëdha, pjesërisht e dobësuar, por prapë vazhdon drejt. Kjo është shkurt përgjigja që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë mbi gjendjen në BE në fjalimin e saj vjetor. Ajo ngriti lart unitetin e BE-së, pjesërisht bindshëm, pjesërisht me dyshime. Të paktën ajo krijoi përshtypjen se është vetë e vendosur që të përballet me këto sfida.
Në të njëjtën kohë, von der Leyen u ankua për mungesën e vullnetit të shteteve anëtare në mbrojtjen e klimës, për të bërë më shumë shpenzime për mbrojtjen e në drejtim të kujdesit shëndetësor. Në këtë drejtim ajo nuk vepron ndryshe nga paraardhësit. Komisioni Evropian dihet që nuk është qeveri e Evropës, por një autoritet që bën propozime, ndërmerr nisma dhe pastaj varet nga vullneti i qeverive dhe shumicës në Parlamentin Evropian.
Në kohën e pandemisë, Komisioni Evropian u kujdes për vaksinat e nevojshme, megjithë vështirësitë e fillimit. Mesatarisht, 70 për qind e të rriturve janë të vaksinuar sot, por dallimet brenda BE-së janë ende të mëdha. Ursula von der Leyen nuk la të kuptohej se si do të merret me këtë problem. Ajo kritikon prapambetjen skandaloze të vaksinimit në Afrikë dhe në pjesë të tjera të botës. BE do të dhurojë më shumë vaksina, por kjo nuk mjafton. Në fjalimin e saj nuk u dëgjua se si mund të zgjidhet ky problem me më shumë bashkëpunim global.
Sidomos sfidat në politikën e sigurisë për BE-në janë të jashtëzakonshme. Duke filluar me Afganistanin, vazhduar me Kinën e deri tek lufta kibernetike. Von der Leyen kërkon të forcojë “mbrojtjen e Unionit” që prej vitesh ndodhet në vendnumëro. Kompasi strategjik dhe një samit në Francë vitin e ardhshëm në pranverë, pritet të sjellin zgjidhje konkrete në këtë drejtim. Kjo është e ngadaltë dhe një procedurë paralele me përpjekjet për forcimin e krahut evropian të NATO-s. Shumë vende të BE-së me të drejtë janë hezitues me mprehjen e shpatave brenda për brenda. Presidentja e KE kritikon, por nuk përmend arsyet.
Edhe në politikën e migrimit po kështu. Shtetet anëtare të BE-së kanë interesa të ndryshme. Në këtë temë vihet re shumë qartë ndarja në demokraci liberale dhe joliberale. Këtu mund të paralajmërojë, të hidhet përpjetë, të kërcënojë sa të dojë, por fjalimi në Strasburg nuk dha ndonjë zgjidhje. As njoftimi për një samit me Afrikën në pranverë, vështirë se do të ndryshojë gjendjen.
Politika e ambicioze e klimës për t’i garantuar rinisë evropiane një të ardhme të mirë është kërkesa e kohës. Kjo u deklarua qartë nga Ursula von der Leyen, por edhe në këtë pikë shtetet anëtare nuk janë të një mendimi për atë se si duhet të organizohet revolucioni i vonuar në kohë i një ekonomie neutrale në drejtim të CO2-shit dhe, tjetra, si do të paguhet ai. Me të drejtë Komisioni Evropian propozon të ndalë hyrjen e produkteve nga puna e detyruar në Evropë dhe kërkon të sjellë në Evropë prodhimin e çipave. Dy projekte konkrete ku mund ta matet eficienca e BE0sl.
Presidentja e Komisionit Evropian ngriti lart të përbashkëtat e BE-së, vlerat, vullnetin e të gjithë evropianëve për të arritur qëllime edhe kur ato duken shumë të largëta e të paarritshme. Viti i ardhshëm, deri në fjalimin tjetër të presidentes së KE-së, do të jetë shumë interesant. Ajo që është e arritshme do të varet nga ajo se si do ta vlerësojnë e përdorin BE-në qeveritë e reja në Gjermani dhe në Francë pas zgjedhjeve për të menaxhuar sfidat. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha dhe Gresa jashtë finales, reagon Xhuli: Nuk e di a guxoj ta them, por në BBVK jo gjithçka shkon sipas votave të publikut
Vullneti i zhgënjyer: Doja një djalë për lidhje në BBVK, por fatkeqësisht të gjithë ishin të obsesionuar me veten
Ngrënia e këtij fruti një orë para gjumit mund t'ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt
Si një koment i Trump "e detyroi" Netanyahun të pranonte armëpushimin e Gazës
Pasi i thotë "Jam vajzë", Aldo debaton me Gjestin: Te tualeti i vajzave futesh? Hajde të ta shoh pak
Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake