LAJMI I FUNDIT:

Kush janë “pilotët e portit” që fitojnë 370.000 euro vit – por që përballen me 1 në 20 shanse për të vdekur në punë?

Kush janë “pilotët e portit” që fitojnë 370.000 euro vit – por që përballen me 1 në 20 shanse për të vdekur në punë?

“Pilotët e portit” kanë një nga punët më të paguara – por njëkohësisht më të rrezikshme – në industrinë e transportit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “piloti” mesatar i portit në Portin e Los Anxhelosit bën 434.000 dollarë në vit (370.000 euro), por gjithashtu përballet me një në 20 shanse për të vdekur në punë, sipas një libri të ri të botuar të martën nga Christopher Mims i The Wall Street Journal.


Libri, “Mbërritja sot: Nga fabrika në derën e përparme – Pse gjithçka ka ndryshuar për mënyrën se si dhe çfarë blejmë”, zbërthen ‘lojën’ e ndërlikuar që sjell një dërgesë nga Azia tek blerësit amerikanë brenda pak ditësh.

Ata thuhet janë disa nga punonjësit më të paguar të bashkisë dhe përfaqësojnë një pjesë vendimtare të udhëtimit të një dërgese.

Çdo anije mallrash që kërkon të hyjë në një port duhet të paguajë “pilotët” vendas për ta sjellë në mënyrë të sigurt anijen në port.

Roli është shumë i rrezikshëm pasi ata përballen me rreziqet e goditjes nga një anije masive e ngarkesave, e vendosur në det në ujëra të ashpër, ose në ndonjë përplasje mes dy anijeve.

“… me gjithë masat e shumta paraprake të sigurisë, nëse jeni ‘pilot’ i portit, bërja e punës tuaj mund t’ju vrasë”, shkruan Mims.

Puna kërkon aftësi hiper-të specializuara pasi “piloti” është përgjegjës për anijet që mund të peshojnë mbi 200,000 ton dhe mund të kenë vlerë mbi 100 milionë dollarë.

Një “pilot” i portit sjell një anije nga kilometra larg në det në vetëm centimetra nga vendi i shkarkimit së bashku me skelën.

“Pilotët” e limanit janë më të rëndësishëm sot se kurrë më parë, pasi pengesat e zinxhirit të furnizimit nxisin mungesat dhe vonesat e kontejnerëve të transportit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Gjendet trupi i pajetë i njërit prej pengjeve izraelite të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit

Azia
Kalo në kategori