LAJMI I FUNDIT:

ASH: Tentime nga institucionet për t’i ikur përgjegjësisë për zjarrin në Tetovë

ASH: Tentime nga institucionet për t’i ikur përgjegjësisë për zjarrin në Tetovë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërish në lidhje me zjarrin tragjik në Tetovë.

Nga kjo parti thonë se ditëve të fundit kanë parë tentime të lloj-llojshme nga institucionet relevante për t’i ikur përgjegjësisë për djegien e 14 personave në spitalin modular.

“Shihet qartë, sikurse edhe në shumë raste tjera, se po tentohet që në fund përgjegjësi mos të mbajë askush dhe fajtorët të ngelin pa emër. Siç e dini spitalet modulare në vend janë ndërtuar me hua nga Banka Botërore. Ne kemi parë dokumentacionin e tenderimit, ku ndër të tjerat shihet qartë se cilat institucione janë përgjegjëse për mbrojtjen nga zjarri dhe këto institucione janë Spitali i Tetovës dhe Komuna e Tetovës. Sipas pjesës së tretë të dokumentacionit të tenderimit – Plani i Monitorimit, parashihet që spitali modular të ketë Plan për mbrojtje nga zjarri dhe implementim të masave mbrojtëse. Është identifikuar se përgjegjës për këto plane dhe masa janë inspektorë komunalë, drejtori i spitalit dhe persona përgjegjës të punësuar në spital.


“Pasi komuna e Tetovës shpejtoi që të lajë duart nga përgjegjësia, së pari pyesim publikisht kryetaren e komunës së Tetovës: A keni bërë inspektim për mbrojtje nga zjarri siç ka kërkuar procedura? Nëse jo, pse jo?. Poashtu pyesim publikisht komunën, spitalin dhe të gjitha institucionet tjera relevante: Përse në spitalin modular nuk ka patur alarme zjarri?; Përse në spitalin modular nuk ka patur asnjë pajisje për mbrojtje nga zjarri?; E dimë se kontraktues kryesor ka qenë firma Brako e partnerit tuaj të kahmotshëm Koço Angjushev. A ka patur nënkontraktues dhe cilët janë këta? Veçanërisht parashtrojmë pyetjen, kush ka bërë instalimet elektrike?; A është bërë mbikëqyrje dhe pranim teknik i objektit? Kush e ka bërë mbikëqyrjen?”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori