Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pati takime të ndara me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi, si dhe me Presidentin e vendit, Kasim Zhomart Tokayev.
Në fokusin e bisedimeve ishin potencialet për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e shkëmbimit tregtar dhe potencialit investues.
“Marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve krijojnë potenciale shumë më të mëdha për bashkëpunim ekonomik, i cili është një interes i drejtpërdrejtë si i dy Qeverive, ashtu edhe i bizneseve, si dhe i qytetarëve të të dy vendeve. Obligimi ynë është të ndërmarrim veprime për t’u mundësuar bizneseve ta njohin dhe shfrytëzojnë këtë potencial, duke i përdorur të gjitha mundësitë e diplomacisë për t’i arritur këto qëllime,” tha Osmani teksa nënshkroi Planin e Veprimit për Bashkëpunim midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme për periudhën 2021-2023. Përveç planit të veprimit, në takim u nënshkrua edhee Protokoll për shkëmbimin e instrumenteve për ratifikimin e Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kazakistanit për transferimin e të dënuarve.
Gjatë bisedimeve ekonomike, rëndësi e veçantë iu kushtua temës së bashkëpunimit të thelluar rajonal midis rajonit të Evropës Juglindore dhe rajonit të Azisë Qendrore. Duke pasur parasysh strukturën gjeografike, infrastrukturore dhe politike, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për ta rritur bashkëpunimin e përgjithshëm midis Shkupit dhe Nur Sultanit, si qendra kryesore potenciale për vendosjen e bashkëpunimit më të thellë midis dy rajoneve, si interes i drejtpërdrejtë për të dy vendet dhe të dy rajonet.
Në takime u përshëndet edhe bashkëpunimi në fushën e multilateralizmit me një fokus të veçantë në presidencën e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE -në në vitin 2023. Nikoqirët i ofruan përvojat e tyre nga presidenca me organizatën në vitin 2010, ndërsa temë e bisedës ishin edhe sfidat aktuale dhe formimi i prioriteteve të presidencës së ardhshme në vitin 2023.
Gjatë takimeve, bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi sfidat aktuale ndërkombëtare, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit dhe situatën në Afganistan. Bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin për situatën aktuale në vend, si dhe gatishmërinë e të dy vendeve përmes aktiviteteve të tyre të vazhdojnë t’i mbështesin qytetarët e Afganistanit edhe nga pikëpamja humanitare, si dhe në krijimin e një shteti të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Vizita në Kazakistan është vizita e parë zyrtare në nivel të Ministrave të Jashtëm që nga krijimi i marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, dhe u përdor për ta hapur zyrtarisht Ambasadën e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Nur Sultan. Nikoqirët me këtë rast shprehën interes të veçantë për hapjen e një Ambasade të Kazakistanit në Shkup që në vitin e ardhshëm, si një pikënisje për realizimin e planeve dhe bashkëpunimit ambicioz.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City