LAJMI I FUNDIT:

Vdekje e dyshimtë tek parku i qytetit në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë tek parku i qytetit në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur të dielën mbrëma te parku i qytetit në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Ahmeti ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 19:00, në rrugën Edmond Hoxha.

Ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha në fund Ahmeti./Telegrafi.