LAJMI I FUNDIT:

Dedikimi emocional i Vig Poppës në ditëlindjen e bashkëshortes

Dedikimi emocional i Vig Poppës në ditëlindjen e bashkëshortes
Foto: Instagram

Sot (e diel) është një ditë e veçantë në familjen e reperit të njohur shqiptar, Vig Poppa.

Kjo pasi kremton ditëlindjen bashkëshortja e tij, Ena dhe me këtë rast nuk ka munguar një dedikim special nga bashkëshorti.

Ai ka përzgjedhur disa fotografi përkrah partneres duke e uruar dhe shprehur dashurinë me fjalët më të veçanta.


Vig Poppa (Foto: Instagram)

“Çfarë grua e mrekullueshme jeni. Gruaja ime, dashuria ime, shoqja ime e ngushtë. Urime ditëlindja. Të dua shumë”, kanë qenë fjalët e tij.

Të gjitha lajmet nga Vig Poppa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vig Poppa

Të shumta kanë qenë po ashtu edhe urimet që ka pranuar në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit që mban.

View this post on Instagram

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa)

Vigan Bardhi ndërkohë prej shumë vitesh është i martuar me Enën, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Ata janë prindër të dy djemve. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa)