Kosova po vazhdon të përballet me valën e përhapjes së pandemisë, ku brenda ditës po shënohen me dhjetëra humbje të njerëzve. Në anën tjetër, çdo ditë ekspertët për siguri kibernetike po arrijnë të identifikojnë lajme të rreme për ekzistencën e virusit dhe dëmet që sjell vaksina. Përveç këtyre raportimeve, propagandë e madhe është bërë edhe nga persona të caktuar në gjitha mediat sociale për mos-vaksinim.
Nga shoqëria civile thonë se kjo ka ndikuar në hezitimin e qytetarëve për t’u imunizuar me llojin e vaksinës Astra-Zeneca. Megjithatë, theksojnë se nuk ka pasur as fushata vetëdijësuese nga Ministria e Shëndetësisë.
Pedagogu i shkencave të komunikimit në UP, Dren Gërguri pohon se ka pasur numër të madh të dezinfomatave që janë shpërndarë gjatë valës së re të pandemisë.
“Ne kishim shumë dezinformata në lidhje me vaksinën, me virusin në përgjithësi dhe kishim në anën tjetër një mungesë të një strategjie të qeverisë se si ta luftojë këtë narracionin anti-vaksinë sepse kjo është e rëndësishme. Ne në shoqërinë tonë kemi lejuar që narracioni anti-vaksinë të fitojë një terren në raport me narracionin që duhet të vaksinohet shoqëria. Në këtë rast institucionet përgjegjëse nuk kanë punuar mjaftueshëm me fushata vetëdijësuese dhe me shpërndarjen e informatave e sakta lidhur me vaksinimin”, thotë Gërguri.
Ai shton se më së shumti dezinformata në Kosovë ka në mediat sociale, ku në grupe të ndryshme persona të caktuar bëjnë propagandë për virusin dhe vaksinën.
“E kanë pasur ndikimin e vet duke marrë parasysh sjelljen e njerëzve që nga momenti kur vaksina erdhi në Kosovë. Në tërë këtë hezitim njëri prej faktorëve është edhe dezinformomi që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe… Brenda institucioneve duhet të ekzistojnë një strategji e cila do të përfshinte edhe resurset njerëzore, edhe mundësinë që të përdoren softuer të ndryshëm, komunikimi i drejtpërdrejt me facebook. Mos të harrojmë, në gjuhën angleze, algoritmet ekzistojnë shumë më mirë se në gjuhën shqipe dhe shumë çka që në anglisht mund të bllokoj facebook-u vet, në shqip nuk bën. Institucionet tona këtu duhet të punojnë”, shton Gërguri për KosovaPress.
Sipas ekspertit për siguri kibernetike, Mentor Hoxhaj, ka një fluks të madh të raportimeve jo të vërteta në raport me vaksinat.
“Kemi një fluks jashtëzakonisht në rritje të lajmeve të rreme të ndërlidhura qoftë me variantin të COVID-19, qoftë me vaksinat. Sa i përket vaksinave ka pasur edhe në të kaluarën një numër jashtëzakonisht të madh të lajmeve të rreme, ky trend është duke vazhduar me një trend të rritjes. Ajo çfarë është shqetësuese kemi mungesë të lajmeve të vërteta dhe informuese dhe kjo më pastaj e mbush këtë boshllëk të informacionit me lajme të rrema”, thekson ai.
Ai thekson se lajmet e pavërteta për vaksinën Astra-Zeneca kanë reflektuar edhe në hezitimin e qytetarëve për vaksinim.
“Nëse të kaluarën kemi pasur një lajm ose dy, tani kemi dy-pesë dhe ai numër është në rritje të madh të lajmeve të rreme sa i përket ilaçeve medicinale. Sepse njerëzit tani janë të shqetësuar për shëndetin dhe absorbojnë çfarë do që publikohet për shëndetin… Nëse flasim për mashtrime ndërkombëtare që e shohim në Greqi, Maqedoni, Serbi, Spanjë e deri në Amerikën Latine. Kemi lajme që kanë burimin në Amerikën Latine dhe përfundojnë në Republikën e Kosovës me një shpejtësi marramendëse ”, shton ai.
E drejtoresha e Forumit për Iniciativa Qytetare, Dajana Berisha thotë se institucionet e vendit duhet të parandalojnë propagandën.
“Edhe ofrimi i vaksinave tashmë prej institucionit të MSh-së me gjithë avancimet, prapë po has në vështirësi. Nuk ka nevojë që një qytetar i Vushtrrisë apo Kamenicës që punon në Prishtinë detyrimisht të shkon të kthehet në Vushtrri apo Kamenicë për t’u vaksinuar sepse ia rëndon koston financiare dhe të kohës. Ofroja shërbimin në Prishtinë që sa më shumë njerëzit të jenë në vullnet për të shkuar të vaksinohen. Shpejtësia e ofrimit të shërbimeve luan rol të jashtëzakonshëm që i bën njerëzit të besojnë se gjendja me të vërtetë është alarmante dhe duhet patjetër të vaksinohen”, thekson ajo.
Gjatë kësaj periudhe ka pasur raste edhe të falsifikimit me teste PCR dhe mosrespektim të masave të vendosura nga institucionet./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës