LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferraj i del në mbrojtje Bashës: Vendimi u mor në limite kohore

Përfundon mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në PD, Xhaferraj i del në mbrojtje Bashës: Vendimi u mor në limite kohore

Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike, të cilët u thirrën nga Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga Grupi parlamentar të ish kryeministrit Sali Berisha.

Mbledhja që nisur në orën 11:00 të paradites së sotme.


Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti Ferdinant Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë.

“Vendimi u mor në limite kohore, mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh eliminimin e kostove afatgjata për PD, që do të thonë kosto të gjata për Shqipërinë. Janë kthyer në stres për Shqipërinë”, u shpreh ai. /tch/