Unioni CDU/CSU ka një mbështetje prej vetëm 19 për qind?! Me këtë së pari duhet të mësohemi. Këto janë sondazhet e fundit të institutit Forsa. Por, vetë shifra prej 19 për qind shënon pikën më të ultë të partive të Unionit CDU/CSU në të gjithë periudhën e pasluftës – e kjo mund të ketë pasoja të mëdha psikologjike. Dy gjëra mund të konstatosh që tani: Historia e “Partisë Popullore” nuk ka përfunduar ende, por ajo gjendet në udhëkryq, që mund të jetë edhe një shans i mirë për të ardhmen e Gjermanisë.
Armin Laschet e prishi tmerrësisht fushatën zgjedhore. Ai u tregua “tepër i ngadaltë” në fushatë, tha së fundi edhe vetë ministri i Brendshëm i Renanisë Veriore-Vestfalisë, njeri i besuar i Laschetit, Herbert Reul. Por, për Laschetin duhet të kemi edhe pak keqardhje. Ai është fajtori kryesor për këtë gjendje, por jo i vetmi. Fajin e ka i gjithë Unioni.
Kjo përfshin edhe Angela Merkelin, e cila me siguri që mban një pjesë të fajit. Po, ajo ishte dhe mbetet një fenomen. Gjermania i ka punët relativisht mirë, dhe kjo është meritë e kancelares. Por, Gjermania është shumë pak e përgatitur për të ardhmen – e për këtë gati askush nuk e fajëson Merkelin. Me besueshmërinë e saj personale dhe – le të themi – aftësitë e saja, kancelarja ishte në gjendje të mbulonte shumë (nëse jemi të sinqertë, tepër shumë) dështime të saj në kohën e qeverisjes 16-vjeçare. Por, tani ajo po largohet dhe po lë një vakum të madh pas vete. Një vakum të cilin Armin Laschet apo dikush tjetër nga CDU ose CSU nuk mund ta plotësojë. Të paktën jo aq shpejt sa do të jetë e mjaftueshme për një rezultat të respektuar më 26 shtator.
CDU në veçanti ka një problem serioz. Qëkur hija tepër e madhe e Merkelit po zhduket, askush nuk e ka të qartë se kush mund ta zërë këtë hapësirë. Laschet mund të bëjë ndryshime personale ashtu siç dëshiron: Jens Spahn, partneri i tij nga lufta për kryesinë e CDU-së, nuk u emërua në ekipin e tij të ardhshëm. Ai premtoi një “dekadë modernizimi” me Friedrich Merz, një njeri nga e kaluara. E gjithë kjo duket arbitrare dhe jo shumë e besueshme. Ndërsa, të luash rolin e Merkelit, këtë e bën shumë më mirë Olaf Scholz, kandidati i socialdemokratëve për kancelar. E kjo ka bërë që shumë votues besnikë të CDU-së ta simpatizojnë pikërisht atë.
Tani thuhet gjithnjë e më shpesh se baza e CDU-së është aq e zhgënjyer dhe e frustruar sa që refuzojnë të vendosin edhe posterët e Armin Laschetit. Kjo të duket si sabotim. Shumë prej tyre janë të zhgënjyer sepse kanë pritur që kreu i CSU-së, Markus Söder, të jetë kandidati i tyre në zgjedhje. Tani presin që ai të ndikojë në përmirësimin e imazhit. Angazhimi i Söderit do t’i sillte Unionit një ose dy për qind vota më shumë. Ka dhe të tillë që thonë se ai duhet të jetë kandidati i Unionit, por koha e ndryshimeve të këtilla, ka mbaruar – apo jo? E në këto kushte Gjermania duhet të falënderojë Unionin.
Më e mira që mund (duhet të bëjë!) Armin Laschet tani është kjo: Pas dështimit të parashikueshëm historik – e ky është çdo rezultat zgjedhor nën 30 për qind – duhet ta udhëheqë Unionin në opozitë. Dhe atë për të gjithë kohën e mandatit të ri. Unioni CDU/CSU duhet të ketë kohë për riorganizim përmbajtësor dhe ndryshim të njerëzve udhëheqës. Kjo parti duhet të punojë në qetësi kundër korrupsionit dhe problemeve të tjera. Vetëm një shef apo shefe e besueshme nuk mjafton. Kërkohen reforma në të gjithë partinë.
Armin Laschet e pëlqen këtë, siç e tha edhe kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock: Ai është “i palëkundur në kohën e erërave”. Tani ai duhet të provojë qëndrueshmërinë e tij dhe duhet ta rinovojë partinë. Kjo nuk do të jetë e mirë vetëm për të dhe partinë, por edhe për të gjithë Gjermaninë – në planin afatgjatë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj