Në varrezat e fshatit Katund i Ri është varrosur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Astrit Ademaj i cili mbeti i vrarë pas incidentit me armë që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Pejë. Aty mbeti i vrarë edhe ish-kandidati i PDK-së për Komunën e Deçanit, Blerand Kadrijaj.
Në ceremoninë e varrimit të Ademajt morën pjesë familjarë, qytetarë e udhëheqës të PDK-së.
Familjarët thonë se janë të trishtuar dhe të mërzitur për atë çka ka ndodhur.
Djali i axhës së Astritit, Feim Ademaj ka thënë se sot kanë varrosur anëtarin më të mirë të familjes
“Të gjithë jemi të trishtuar, të mllefosur, të mërzitur tej mase. E varrosem sot anëtarin më të mirë të familjes, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Kjo është ajo çfarë mund të themi për momentin”, tha ai.
Ai ka qenë i rezervuar, siç tha nuk kanë çfarë të thonë derisa drejtësia të merret me ndriçimin e rastit. Megjithëkëtë ai ka uruar që raste si këto të mos ndodhin asnjëherë.
“Drejtësia derisa të merret me ndriçimin e rastit për momentin nuk kemi çfarë të themi si familje. Apeli jonë është që lutemi që ky rast të jetë i fundit i kësaj natyre, i vrasjes së kësaj natyre. Faktikisht nuk kemi pasur nevojë të shkojmë deri tek kjo punë. Nuk i kemi pasur hile as hak askujt. Ne jemi vrarë në shtëpinë tonë. Nuk e di se qysh do i vjen fundi kësaj pune, por lutemi që të jetë rasti i fundit të kësaj natyre. Të vëlla-vrasjes mes vete”, ka shtuar ai.
Në ceremoni të varrimit ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, Adem Grabovci, Blerta Deliu-Kodra dhe struktura të tjera të kësaj partie.
Nga ky incident ku mbeten të vrarë Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbeti i plagosur edhe vëllai i Astritit, Avniu. Ky i fundit po mbahet në ndalim 48 orësh me urdhër të prokurores së rastit.
Kujtojmë që vrasja e dyfishtë ndodhi në afërsi të shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, afër shtëpisë së Astritit. /kp
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova