LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Spitalet në Kosovë të zbatojnë masat për parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm

Ahmeti: Spitalet në Kosovë të zbatojnë masat për parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se spitalet në Kosovë duhet të zbatojnë kriteret dhe masat për parandalimin e ndonjë zjarri të mundshëm.

Ahmeti thekson se që nga fillimi i pandemisë, zjarret në repartet COVID 19 janë një fenomen i shpeshtë në të gjithë botën.

“Sasitë e mëdha të oksigjenit në këto reparte dhe mundësia e rrjedhjes së tij, mund të shkaktojë zjarr që do të kishte pasoja katastrofale. Mjafton një shkëndijë elektrike dhe zjarri të përhapet me shpejtësi, për shkak të sasisë së lartë të oksigjenit në ajër”, thotë ai.


Sipas tij, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por edhe spitalet rajonale në vend, kanë shumë reparte me të sëmurë me COVID19, andaj si rrjedhojë nëpër ato reparte ka edhe sasi të mëdha të oksigjenit, që janë të domosdoshme për trajtimin e pacientëve.

“Kontrollimi i gjendjes së këtyre aparateve me oksigjen, si dhe mënyra e përdorimit të tyre, duhet të jetë permanente dhe strikte, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi e madhe nga zjarret në këto institucione shëndetësore, ashtu siç supozohet që ndodhi ngjarja e fundit tragjike në spitalin e Tetovës.

Gjithashtu, këto institucione shëndetësore, duhet që të bëjnë zbatimin e të gjitha ligjeve në fuqi lidhur me sigurinë në punë, si dhe plotësimim e të gjitha kritereve për mbrojtje nga zjarri dhe masave për parandalimin e zjarreve të mundshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori