LAJMI I FUNDIT:

Rasim Thaçi-Cima u përkujtua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Kosovës ndaj Greqisë

Rasim Thaçi-Cima u përkujtua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e Kosovës ndaj Greqisë
Foto: Rasim Thaçi-Cima/Instagram

Humoristi i ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, është përkujtuar nga tifozët Dardanë në stadiumin “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes që Kosova e zhvilloi ndaj Greqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në takimin që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1), në ulëset e stadiumit është vendosur një baner nga Dardanët në përkujtim të legjendës së humorit shqiptar.


Një falënderim të veçantë për këtë ka bërë familja e aktorit, të cilët menaxhojnë llogarinë në Instagram me emrin e Cimës.

Foto: Rasim Thaçi-Cima/Instagram

“Në ndeshjen ndaj Greqisë në stadiumin kur dikur kishte bërë edhe hapat e parë si profesionist në futboll, ishte edhe ky kujtim i bukur nga tifozët e Kosovës Dardanët, që nuk e harruan Cimën. Ne familja Thaçi ju falënderojmë për këtë gjest  që nuk u harrua më i dashuri i ynë dhe tifozi juaj më i flaktë”, kanë shkuar ata në një postim.

Dy muaj pa Cimën, Adelina Thaçi-Meta: Sot kam qarë e qeshur deri në orët e mëngjesit, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje
Lexo po ashtu Dy muaj pa Cimën, Adelina Thaçi-Meta: Sot kam qarë e qeshur deri në orët e mëngjesit, e ndjeva shpirtin tënd rreth meje

Kujtojmë që Cima vdiq si pasojë e Covid-19 në mars të këtij viti, ai la pas vetës një bagazh të gjerë artistik me role të shumta skenike, ndërsa shquhej për talentin e tij për humor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Kalo në kategori