Shpeshherë klientët presin këshilla nga unë, përkitazi me zgjidhjen e problemeve që janë jashtë fushëveprimit tim – duke filluar nga mungesa e kuadrove profesionale në tregun tonë, nga infrastruktura ligjore, e deri tek barrierat që ata i hasin në raport me institucionet shtetërore. Kur duhet të ndërmjetësoj me institucionet, në diskutime e sipër futem kot në situatat kur unë flas për lisa, e të tjerët për fshisa. Unë kërkoj zgjidhje për eksport të produkteve të drurit, e nga institucionet më japin raporte për eksportin e peshkut. Mendoj se dëgjojnë, por nuk kuptojnë. E, mungesa e kompetencave dhe dhënies së përgjegjësisë po na mban qëmoti peng. Njëri hap kanalin, e tjetri pas tij e mbyll. Ndërkaq, mungon ai që duhet shtrirë gypat.
Kështu vazhdon tregimi im, si hyrje para çdo fjalimi përballë klientëve; si një shembull që nuk duhet ndjekur dhe si reagim ndaj gjërave të pakuptimta – të pakontrolluara. Sepse, nëse arrij ta bind biznesin për zbatimin e ndonjë sistemi menaxhues, zhgënjimi i tyre fillon nga pragu i institucioneve tona.
Dikur para klientëve gjeja arsyetime, duke u thënë se jam konsulent menaxherial e jo biznesor dhe se disa kërkesa dalin jashtë kompetencave të mia. Por, e kam kuptuar se e kisha gabim. Sepse, është përgjegjësi e imja si qytetar dhe si sipërmarrës të ofroj zgjidhje dhe përkrahje në zhvillimin e sektorit privat. Se paku të ngre zërin për nevojat e bizneseve dhe pengesat që ata i hasin çdo ditë.
Po e marr si shembull hendekun mes edukimit formal dhe nevojave të tregut të punës, ku këtë situatë nuk e zgjidhë aspak numri i madh i kolegjeve private në vend. Por, as ndihmat e pranuara nga organizata ndërkombëtare përmes projekteve të vetëdijesimit dhe ngritjes se kapaciteteve humane. Sepse, ia kemi huq nga aty ku buron problemi; se shqiptari dëgjon, por nuk kupton.
Le të kthehemi pak në kohë.
Më kujtohen vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, kur si fëmijë shikonim një film të quajtur “Sirena e vogël”. Na pëlqente kolona zanore, ndërsa teksti – meqë s’e dinim anglishten – na tingëllonte si “an-da-da-si” (kënga “Under the Sea”). Kur u rritëm, i keqkuptuam edhe tekstet e Pinkflloidsave (grupit Pink Floyd). Vargu i parë i një prej hiteve më të mëdha të tyre na tingëllonte si “Vinono edukeshën” (We Don’t Need No Education). Përkthimin e kemi keqkuptuar edhe më shumë, sepse bazoheshim te literalja: “Nuk kemi nevojë, jo edukim”!
Epo, ndoshta fajet i ka grupi Pink Floyd që tekstet e këngëve i kanë të angazhuara, me thellësi mendimi e me lojë fjalësh. Ndryshe janë këngët tona “moderne”: të pakuptueshme në mjerimin e pakuptimësisë së tyre. Si këngët, si institucionet!
(Autori është themelues/CEO i kompanisë “Be Consulted”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje