LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur meteor shndrit qytetin në Ishujt e Kanalit

Momenti kur meteor shndrit qytetin në Ishujt e Kanalit

Ky është momenti kur një meteor shndrit me Ishujt e Kanalit. Në fillim dukej sikur dritat e një veture që lëvizte përgjatë detit, po shndrisnin.

Por, në një moment një meteor kalon mbi ujë dhe tërë zonën e shndrit sikur të kishte dalë dielli, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në Jersey nga Andrew Scotts-Miller i cili në dritaren e shtëpisë së tij kishte montuar një kamerë.


Miller kishte vërejtur se diçka po shndriste në qiell, kështu i ishte afruar kamerës për t’u siguruar nëse është e ndezur, e derisa meteori po i afrohej më shumë tokës drita sa vinte e rritej.

Ai shpërndau pamjet në rrjetet sociale dhe për pak kohë morën mbi 70.000 shikim dhe 2.000 shpërndarje. /Telegrafi/