Deri të enjten në mesnatë, qytetarët do të mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, ndërsa deri të shtunën në mesnatë (11 shtator),dorëzohen kandidaturat për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor. Pjesëmarrësit në zgjedhje i shpallin kandidatët e fundit që do t’i përfaqësojnë, ndërsa tashmë një kohë të gjatë ka filluar fushata jozyrtare me takime me qytetarët dhe në rrjetet sociale.
Në Listën Zgjedhore deri të shtunën janë kontrolluar gjithsej 12.128 persona, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Deri atëherë, janë paraqitur gjithsej 47 kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve, 28 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista e zgjedhësve dhe 22 kërkesa për ndryshimin e të dhënave në listën zgjedhore. Gjithashtu, gjithsej 42 kërkesa i janë dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në e-mail adresën upisis@sec.mk.
Qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në njësitë dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, si dhe në mënyrë elektronike përmes faqes së tyre të internetit.
Lista zgjedhore më pas i dorëzohet partive politike dhe në të duhet të vendosen edhe të dhënat nga MPB-ja për personat që kanë kërkesa për letërnjoftime të reja, nga Drejtoria për sanksione dhe nga nga MPPS për personat në shtëpitë e pleqve. Lista zgjedhore mbyllet më së voni deri më 24 shtator dhe duhet të nënshkruhet më së voni deri më 1 tetor.
Partitë dhe kandidatët e pavarur duhet t’i paraqesin kandidaturat e tyre në komisionet komunale zgjedhore deri në mesnatën e 11 shtatorit.
Fushata zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve vendore fillon më 27 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor në mesnatë.
Në këto zgjedhje, për herë të parë në vend, do të përdoren terminalet për leximin e gjurmëve të gishtërinjve. 200 të parët mbërritën në vend, ndërsa KSHZ-ja duhet të fillojë trajnimin për përdorimin e tyre. Kompania “Dermalog” duhet t’i dorëzojë të gjithë terminalet në vend deri më 1 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhavit Haliti thirret të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137
Hamza: S’do të ketë tarifa doganore për veturat elektrike, do u japim subvencione atyre që instalojnë stacione të mbushjes
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles