LAJMI I FUNDIT:

​Drejtori i SHSKUK-së viziton pacientët me COVID në spitalet e Pejës dhe Gjakovës

​Drejtori i SHSKUK-së viziton pacientët me COVID në spitalet e Pejës dhe Gjakovës

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka vizituar sot spitalet e përgjithshme të Pejës dhe Gjakovës, ku ka parë nga afër punën në repartet Covid dhe ka biseduar me disa nga pacientët që po marrin shërbime shëndetësore në këto spitale.

Krasniqi në takime është pritur nga Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit të Pejës dhe Hilmi Shala, u.d. drejtor i Spitalit të Gjakovës. Duke folur për investimet e bëra në spitalet e përgjithshme, Krasniqi pohoi se pas investimeve në rezervuarët me oksigjen të lëngshëm, janë shpëtuar shumë jetë pacientësh.

Ai ka falënderuar të gjithë punëtorët e spitaleve që përkundër mbingarkesës, po kujdesen maksimalisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët.


Ndërsa drejtorët e spitalit të Pejës dhe Gjakovës, kanë njoftuar se në këto spitale vazhdojnë të trajtohen numër i madh i pacientëve me COVID-19.

Ata kanë falënderuar Krasniqin për investimet e bëra në këto spitale, si në rezervuarët me furnizim të lëngshëm me oksigjen, por mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për spitalet e përgjithshme në furnizim me barna, material shpenzues dhe masa mbrojtëse kundër COVID-19.

Mes tjerash, drejtori i ShSKUK-së, tha se po zbatojnë planin për menaxhim të situatës me COVID-19, në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, në të cilat kapacitetet për trajtim të pacientëve me koronavirus janë zgjeruar sipas nevojave që janë paraqitur.

Krasniqi theksoi se njëra nga synimet ka qenë që spitalet të trajtojnë pacientët me COVID-19 dhe mos të ngarkohet QKUK, e kjo është duke u realizuar me sukses.

Duke folur edhe për rëndësinë e vaksinimit, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen, ngase është mundësia e vetme për ta mundur virusin dhe për ta tejkaluar këtë situatë.

Ndryshe, Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të viktimave me koronavirus ku vetëm në 24 orët e fundit si pasojë e kësaj sëmundjeje të rrezikshme kanë humbur jetën 24 pacientë. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 152.169, ndërsa i të vdekurve në 2.629.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori