LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e re e Gjykatës Administrative Elmedine Asani ka pritur në takim pune sot dy drejtuesit e Drejtorisë për të Ardhura Publike

Kryetarja e re e Gjykatës Administrative Elmedine Asani ka pritur në takim pune sot dy drejtuesit e Drejtorisë për të Ardhura Publike

Pas marrjes së drejtimit të Gjykatës Administrative nga gjykatësja Elmedine Asani, Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave publike Sonja Lukarevska kërkon thellim të bashkëpunimit mes dy institucioneve, për zbatimin e Ligjit të ri për konteste Administrative.

Kryetarja e porsazgjedhur e Gjykatës Administrative, Elmedina Asani, është vizituar sot nga Drejtoresha në Drejtorinë e të ardhurave publike dhe zëvendësi i saj, Sanja Llukarevska gjegjësisht Abdylselam Selami.
Qëllimi i takimit të ndërsjellë kishte të bëj me thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve. Theksi i veçantë në këtë takim pune është vënë në shtimin e efikasitetit në vazhdimësinë e lëndëve, që kjo Gjykatë i ka në punën e saj të përditshme, e cila është edhe agjendë e kryetares së re të Gjykatës Administrative, në Maqedoninë e Veriut.
Në takimin në fjalë, po ashtu theks është vënë edhe tek digjitalizimi i të dyja institucioneve, me qëllim që qytetari ta ketë sa më të lehtë eksesin në to, duke kursyer mundin dhe paratë e tyre në këto kohëra me ekonomi të varfër globale.

Kryetarja e re e Gjykatës Administrative, Elmedina Asani, që prej pesë vitesh është e angazhuar në gjykatën Administrative , ndërsa paraprakisht, Asani ka punuar në gjykatën e Tetovës, dhe për afro një dekadë edhe si asistente në fakultetin juridik, në Universitetin e Tetovës.


Asani gjatë karrierës së saj të punës njihet si gjykatëse e palëvizshme në vendimet e saja, dhe një njeri tejet i përkushtuar në punë, sidomos në avancimin gjyqësorit në vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori