LAJMI I FUNDIT:

Policia në Mitrovicë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e disa personave

Policia në Mitrovicë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e disa personave
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi i fotografive të personave të poshtëshënuar kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e disa personave të dyshuar.

Personat e kërkuar janë të dyshuar se kanë veprën penale vrasje e rëndë më datë 10.07.2021 në rrugën “Evlia Qelebiu” në Mitrovicë.


Gjithashtu kërkohet bashkëpunimi i qytetarëve për arrestimin e personave të dyshuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë me datë 12.02.2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informacion që ndërlidhet me personat në kërkim apo vendndodhjen e tyre të lajmëroj Policinë e Kosovës. Informacione për personat në kërkim, mund të dërgoni  në  Nënstacionin/ Stacionin Policor më të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192, +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale  Mitrovicë Jugu dhe  044/704 511, e-mail adresa: info@kosovopolice.com . /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori