LAJMI I FUNDIT:

Largohen rreth 400 thasë me mbeturina nga liqeni i Batllavës

Largohen rreth 400 thasë me mbeturina nga liqeni i Batllavës

Nën moton “Mendo sot, për një të ardhme të shëndetshme”, te shtunën u pastrua Liqeni i Batllaves .

Aksionit të pastrimit iu bashkuan rreth 50 pjesëmarrës vullnetmirë, banor të fshatit Orllan, ndër ta edhe drejtori i shkollës së fshatit.


Aksioni i pastrimit është zhvilluar në zonat përreth Liqenit, gjegjësisht në hapësirat e gjelberta.

“Po ashtu, është bërë pastrimi edhe brenda liqenit, ku përmes përdorimt të barkave është mundësuar të realizohet pastrimi. Nga ky aksion janë mbledhur rreth 400 thasë me mbeturina, të cilat janë larguar nga hapësirat përreth Liqenit. Sundimi i Demokracisë në Kosovë në bashkëpunim me grupin e vullnetarëve, në vazhdimësi kanë ndërmarrë aktivitete të ndryshme që kanë kontribuar në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit, në veçanti të Liqenit “Batllava”. Meqenëse është një prej Liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm një numër i madhë i banorëve të Republikës së Kosovës, janë zhvilluar mjaft aktivitete edhe avokuese tek institucionet gjegjëse për mirëmbajtjen e përhershme të Liqenit Batllava. SDK, inkurajojnë të rinjtë dhe gjithë qytetarët, që të jenë çdo herë aktiv në iniciativa të tilla që ndikojnë në ruajtjen dhe promovimin e mjedisit të pastër, që rezulton për një të ardhme të shëndetshme”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm” i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori