LAJMI I FUNDIT:

500 mijë doza të tjera Pfizer brenda vitit në Shqipëri, Manastirliu: Jemi duke negociuar me kompaninë

500 mijë doza të tjera Pfizer brenda vitit në Shqipëri, Manastirliu: Jemi duke negociuar me kompaninë

500 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer do të vijnë në Shqipëri deri në fund të dhjetorit ka thënë  ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Qeveria ka marrë masat që të vijojë që të kemi furnizim në vazhdim me vaksina. Jemi duke negociuar gjithashtu me Pfizer për 500 mijë doza të tjera të vaksinave Pfizer, të cilat do të jenë pjesë e programit tonë të vaksinimit deri për muajin dhjetor”, tha ministrja.


Disa ditë më parë, Administrata Federale Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi plotësisht vaksinat kundër COVID19, të prodhuara nga kompania Pfizer-BioNTech.

Teksa po ndiqte procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, ku po kryhet vaksinimi anticovid, Manastirliu u shpreh se fokusi është te vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç.

Sipas saj, “çdo i pa vaksinuar përbën një kosto për jetën dhe shëndetin e vetes, por edhe të shoqërisë, ndaj procesi i vaksinimit është shumë i rëndësishëm”.

Duke bërë apel për vaksinimin, prof. Silva Bino, shefe e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, tha se ka akoma mësues të pa vaksinuar, ndërkohë që tha se krahas fushatës së hapur të vaksinimit u është rekomanduar mjekëve të familjes që të mos largojnë vëmendjen nga grupet në risk.

“Ka akoma sidomos në mjedisin e mësuesve që janë dhe grupe kritike dhe grupe risku, për të cilat duhet të shtojmë mundësinë e vaksinimit. Personeli shëndetësor ka një mbulesë më të lartë vaksinale në krahasim me të tjerët. Mbulesë të mirë vaksinale kanë punonjësit e policisë”, tha Bino.

Deri tani kanë mbërritur 1.899.172 vaksina. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1.427.977 doza të vaksinës ndaj COVID 19. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori