Kontrolli publik i Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale ka filluar nga 21 gushti dhe do të zgjasë deri më 9 shtator. Në kuadër të këtij afati, qytetarët duhet të paraqesin kërkesë me shkrim për regjistrim, fshirje ose shtesë në Listën zgjedhore në njësitë rajonale ose zyrat e KSHZ –së, ose t’i drejtohen në mënyrë elektronike Komisionit dhe të paraqesin dëshmitë përkatëse.
Afati i fundit për përfundimin e listës zgjedhore me të gjitha ndryshimet, si nga qytetarët ashtu edhe nga partitë politike, është 24 shtatori, ndërsa Lista zgjedhore duhet të nënshkruhet përfundimisht deri më 1 tetor. Qytetarët mund t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore përmes ueb faqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor – www.sec.mk ose në https://izbirackispisok.gov.mk/.
Komuna e Tetovës, sipas Njësisë Rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, numëron 84.269 votues, të cilët votojnë në 117 vendvotime. “Në Komunën e Bogovinës ka 27.771 votues që votojnë në 33 vendvotime, Komuna e Tearcës numëron gjithsej 22.125 votues, të cilët votojnë në 30 vendvotime të kësaj komune, në Komunën e Jegunovcit ka 9999 votues që votojnë në 21 vendvotime, Komuna e Bërvenicës numëron 15.553 votues që votojnë në 24 vendvotime dhe Komuna e Zhelinës numëron 24.063 votues që votojnë në 35 vendvotime, ku në total Tetova me 5 komunat rurale përreth, numëron 183.770 votues, të cilët votojnë në gjithsej 265 vendvotime”, njoftojnë nga Njësia rajonale e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Tetovë.
Në rrjedhë sipas Njësisë rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Tetovë është edhe grumbullimi i nënshkrimeve për listat e pavarura për këshilltarë dhe kryetarë të komunave, ku lista e kandidatëve të pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën” që në këto zgjedhje lokale pritet të garojnë për herë të parë deri të martën ka arritur të grumbullojë mbi 361 nënshkrime po ashtu edhe kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti, ka arritur të grumbullojë nënshkrimet e nevojshme për t’ju futur garës për kryetar komune. Lista e kandidatëve të pavarur për këshilltarë “Më mirë për Tetovën” ka bërë të ditur se tashmë është duke i grumbulluar dokumentet e nevojshme që t’i dërgojë në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Mbledhja e nënshkrimeve në zyrat rajonale të KSHZ –së për kandidatët e pavarur për kryetarë dhe këshillat komunal do të zgjasë deri më 30 gusht në mesnatë. Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo
Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit