LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Garantoj se me regjistrimin e popullsisë nuk do ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve

Simovski: Garantoj se me regjistrimin e popullsisë nuk do ta rrezikojmë shëndetin e qytetarëve

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, sot në konferencë për shtyp tha se janë të përgatitur plotësisht që ta zbatojnë regjistrimin e popullsisë.

Ai tha se kanë mbetur edhe dhjetë ditë për fillimin e reagjistrimit, ndërsa shtoi se në rrjedhë janë trajnimet e inspektorëve rajonalë, kurse për disa ditë do të fillojnë edhe trajnimi i regjistruesve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot përfundon konkursi për regjistrues, gati 8 mijë persona kanë aplikuar dhe jemi të sigurt se do të kemi persona të mjaftueshëm. Qeveria do të intervenojë me angazhimin e personave të cilët përkohësisht janë në instituciohet shtetërore”, tha Simovski.


Ai gjithashtu tha se regjistrimi do të zbatohet nën protokolle të rrepta dhe nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Garantojmë se deri në pikën e fundit do t’i respektojnë këto protokolle dhe se nuk do ta rrezikojmë shëndetin e asnjë qytetari”, tha ai.

Ndryshe, regjistrimi duhet të fillojë me 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori