LAJMI I FUNDIT:

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyjet e Maqedonisë

Qeveria në mbledhjen e sotme qeveritare e shqyrtoi Raportin e ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” për dëmin e zjarreve deri më 15 gusht, dhe aty konstatohet se janë përfshirë gjithsej 9.907 hektarë me zjarre, 8.803 hektarë janë në pyje ose kanë përfunduar në pyje dhe janë djegur 442.074 metër kub drunj.

Sipas kësaj informate, Qeveria e caktoi ndërmarrjen publike “Pyjet Nacionale” të miratojë program për pyllëzim me plan që në vjeshtë.


Qeveria po ashtu në bazë të rekomandimeve të Shtabit të Krizës miratoi vendimin për heqjen e ndalesës në pyje dhe caktoi MPB-në dhe Policinë Pyjore të zbatojnë kontrolle të përforcuara për të mbrojtur dhe parandaluar zjarret në hapësira të hapura./Telegrafi/