Prej më shumë se 4 javësh zjarret vazhdojnë të jenë aktive në mijëra hektarë sipërfaqe pyjore dhe kullota në Shqipëri. Ushtarë të shumtë të forcave të armatosura, të policisë, sistemit të mbrojtjes civile dhe shërbimit pyjor, të mbështetur edhe nga ajri, vazhdojnë pa ndërpre luftën për shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat gjatë kësaj jave janë përqendruar kryesisht në Veri të Shqipërisë, ku gjenden edhe sipërfaqet më të mëdha pyjore të Shqipërisë. Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në këtë zonë janë aktive 9 vatra zjarri.
Në Kukës, Mirditë, Pukë, Fushë-Arrës. Malësi e Madhe dhe Shkodër situata vazhdon të jetë problematike, ndërsa vatrat e zjarrit djegin me qindra hektarë pyje dhe kullota. Sipas emergjencave civile, situata vazhdon të jetë e rënduar në Thirrë dhe Katund i Vjetër të Mirditës, në Majën e Rrunës në Kukës, në Qershizë e Fushë Kumulli të Pukës, në fshatin Flet dhe Srriqë të Fushë- Arrësit, por edhe në Vorfë të Malësisë së Madhe, ku zjarri i është drejtuar Malit të Maranajt.
Drejtuesi i Federatës së Pyjeve për Qarkun e Shkodrës, Sokol Guri, thotë se situata është e rëndë dhe se dëmtimi i sipërfaqeve pyjore është një problem edhe për brezat e ardhshëm. Njësitë e qeverisjes vendore, thotë ai, nuk kanë kapacitetet e duhura për administrimi dhe mbrojtjen e sipërfaqeve pyjore, ç’ka dëshmohet edhe nga situata e javëve të fundit në shumë prej bashkive të vendit.
“Kur ishin komuna, kishin pak fonde për mbrojtjen e pyjeve. Por, grumbullimi sot i të gjitha kompetencat pranë bashkive sikur i ka lënë në hije pyjet. Edhe shpopullimi i zonave, ku po bien zjarret, ka krijuar mungesë informacioni”, thotë ai.
Puka vazhdon të jetë një nga zonat më problematike gjatë ditëve të fundit për sa i përket rrezikshmërisë së vatrave të zjarrit në sipërfaqet pyjore, të cilat, në disa raste, i janë afruar edhe zonave të banuara.
Kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj, flet për një katastrofë mjedisore dhe për mosfunksionim të ligjeve për pyjet.
“Sot kemi disa miratime ligjesh për pyjet, po asnjë i zbatueshëm. Të gjitha të mbetura në sirtar. Sot ka ardhur koha për t’i thënë ndal kësaj katastrofe natyrore, e cila do të na sjellë shumë herë mbrapa”.
Përfaqësuesi i Federatës së Pyjeve, zoti Guri, thotë se pas vitit 1991, për një kohë të gjatë, pyjet u dëmtuan nga prerjet e jashtëligjshme, ndërsa vitet e fundit ato po dëmtohen nga zjarret thuajse të përvitshëm si dhe erozioni. Pyjet, shton ai, vazhdojnë të shikohen vetëm si burim të ardhurash për bashkitë.
“Shteti ka nxjerrë një ligj, që thotë se për x hektarë me pyll duhen kaq specialistë pyjesh. Por mungesa e specialistëve të pyjeve dhe politikat që ndjekin bashkitë kanë bërë që pyjet të shikohen si burim të ardhurash. Por pyjet duan përkujdes, mjedisi do përkujdes. Kjo ka të bëjë me ndërgjegjësimin e njerëzve. Në qoftë se një pakujdesi e një individi krijon një dëm aq të madh sa duhen 10 vite për ta rikuperu, atëherë njerëzit duhet të ndërgjegjësohen vetë”, thotë zoti Guri.
Shqipëria ka një moratorium që ndalon prerjet në sipërfaqet pyjore, por ajo nuk po arrin të ndalojë përhapjen e vatrave të zjarrit, të cilat, në më të shumtën e rasteve, janë ose nga pakujdesia, ose të qëllimshme, por që vazhdojnë të dëmtojnë rëndë këtë pasuri kombëtare./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja