LAJMI I FUNDIT:

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur takohet me familjarët e dëshmorit Muhamet Musliu

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur takohet me familjarët e dëshmorit Muhamet Musliu

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti dhe Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, me rastin e identifikimit të mbetjeve mortore dhe respektimit të kërkesës së familjes për organizmin e ceremonisë së rivarrimit.

Mbetjet mortore janë gjetur dhe zhvarrosur në tetor të vitit 2020, në një lokacion në fshatin Polanë, Komuna e Istogut, pas një angazhimi të familjes me përkrahjen e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe janë identifikuar gjatë këtyre muajve me përkrahjen edhe të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Në këtë rast, familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, djali Ardion Musliu, vëllezërit Fitim Musliu dhe Liri Musliu, falënderuan Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për angazhimin dhe përkrahjen në veçanti gjatë muajve të fundit me qëllim të adresimit të informatave dhe identifikimit të mbetjet mortore të zhvarrosura, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për t’u përgjigjur në përkrahje të kërkesave të familjes.


Kryesuesi i Komisionit, Andin Hoti, duke vlerësuar lart mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me familjet e personave të zhdukur, potencoi se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është institucion dhe zyre e familjarëve dhe për familjarët e personave të zhdukur, në përpjekjen e përbashkët që çështja e personave të zhdukur, si një nga temat më të ndjeshme dhe pasojat më të rënda nga lufta, të marrë epilog.

“Dëshmorët, të rënët dhe të gjithë që na mungojnë, janë vula e lirisë sonë”, theksoi Hoti.

Pas identifikimit të mbetjeve mortore, ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit Muhamet Musliu do të organizohet sot , në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skenderaj, në ora 17:00, nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në mbështetje të kërkesave të familjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori