LAJMI I FUNDIT:

Digjen dy automjete në Pejë

Digjen dy automjete në Pejë

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga djegia e mbeturinave në kontejnerë, dy automjete të përfshira nga zjarri, janë djegur sot tërësisht në Pejë.

Zjarri është shpërndarë jashtë kontejnerëve duke përfshirë tri automjete, dy prej të cilave janë djegur tërësisht.


Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj mbrëmjeje në Rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në Pejë, ndërsa njësia e zjarrfikësve, ka ndërhyrë për të shuar flakët që rrezikonin edhe objekte tjera përreth, transmeton “Radio1”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar djegien e veturave, por që fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 19:05 në Rrugën ‘Nëna Terezë’ janë djegur tre vetura. Dy prej tyre janë djegur plotësisht, kurse një nga ta pjesërisht. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit, i cili do të hetojë shkakun e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/