Roche – 10 vjet angazhim në hulumtimet për atrofinë muskulore spinale
Çdo vit, muaji gusht i kushtohet ndërgjegjësimit për atrofinë e muskujve të shtyllës kurrizore (SMA) dhe këtë vit kompania farmaceutike Roche shënon dhjetë vjet angazhim në hulumtimet në fushën atrofisë muskulore spinale. Kompania Roche, në bashkëpunim me Fondacionin SMA dhe PTC Therapeutics, para një dekade filluan partneritet për të arritur qëllimin e saj për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve me këtë sëmundje.
Atrofia muskulare spinale është një sëmundje e rrallë, gjenetike që zakonisht shkakton dobësi progresive të muskujve dhe çon në humbjen e funksionit motorik, si dhe në zvogëlimin e jetëgjatësisë. Për shkak të mungesës së proteinave SMN, muskujt nuk marrin sinjale të duhura nga truri dhe shkaktojnë atrofinë e tyre, probleme me frymëmarrjen, lëvizjen, dietën, kontrollin e kokës, etj.
Kjo gjendje e rrallë ndodh në rreth 1 në 10,000 lindje të gjalla në mbarë botën çdo vit dhe është shkaku më i zakonshëm gjenetik i vdekjes së foshnjave. Ajo që është e rëndësishme të theksohet dhe dihet është se ka mundësi trajtimi për SMA. Pas shumë vitesh angazhimi në kërkimin e atrofisë muskulare spinale, pacientët kanë mundësinë të zgjedhin ilaçin më të përshtatshëm që do të përmirësonte ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre.
Në fillimet e saj, në vitin 2011, Roche bashkëpunoi me Fondacionin SMA dhe PTC Therapeutics për të kthyer teknologjinë e përparimit të PTC Therapeutics në trajtim për njerëzit me SMA. Në periudhën nga 2011 deri në 2015, shkencëtarët studiuan disa molekula me potencial për të trajtuar SMA, të cilat bëjnë një ndryshim të rëndësishëm tek ata që jetojnë me këtë gjendje.
Disa vjet më vonë, në vitin 2016, kompania farmaceutike Roche krijoi programin më të madh të zhvillimit klinik në atrofinë e muskujve spinal deri më sot, duke përfshirë gamë të gjerë pacientësh të moshave, llojeve dhe ashpërsive të ndryshme të sëmundjes. Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe sfidave të shumta, të gjitha provat klinike janë përshtatur për të përmbushur nevojat e komunitetit SMA, duke ofruar shpërndarje pa kontakt të ilaçit kërkimor në shtëpitë e pacientëve, si dhe vizita në shtëpi.
Hulumtimet kanë treguar se diagnoza dhe trajtimi i hershëm i kësaj gjendjeje të rrallë çon në rezultate më të mira, kjo është arsyeja pse Roche iu bashkua “US Newborn Screenin Coalition” në fushatën për përfshirje në testim për atrofi muskulore spinale në shfaqjen neonatale në Shtetet e Bashkuara. Përmes këtij shqyrtimi për SMA, deri në vitin 2021, 69% e lindjeve të gjalla në Shtetet e Bashkuara u kontrolluan. Si pasojë, në gusht 2020, Roche u bashkua edhe me fushatën e “European Alliance for Newborn Screening” për të vendosjen e testit për SMA në të gjitha programet e shqyrtimit të të sapolindurve në 2025 në Evropë.
Në shtetin tonë, deri tani sipas Regjistrit për sëmundje të rralla pranë Ministrisë së Shëndetësisë, janë diagnostikuar gjithsej 17 pacientë me atrofi muskulore spinale. Sipas moshës, 9 pacientë janë nën 16-vjeç, ndërsa 8 pacientët e tjerë janë mbi moshën 16 vjeçare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës