“Kombit tim, të ndarë e të shpërndarë, por një”. Me këtë kushtim, arbëreshi Vincenzo Dorsa shkruante më 1847 atë që cilësohet i pari studim serioz për shqiptarët. Pothuaj dy shekuj më pas, vepra vjen për herë të parë shqip me përkthimin e Brizida Gjikondit, që shpalos kontekstin familjar ku ai u brumos.
“Dorsa ishte shqiptar nga Frashineto e Kozencës, me mëmë dhe me tatë siç thonë ata. Kishte një vëlla që quhej Akil dhe një tjetër që quhej Skënderbe. Ishte më euriditi i fëmijëve. I ati i tij quhej Francesco Dorsa, një nga luftëtarët dhe mendimtarët më të mëdhenj të kohës së Garibaldit dhe mik i Garibaldit. Daja i tij quhej Domeniko Belushi dhe kush merret me botën arbereshe e di që ka qenë kolos dhe ruajtës i traditave shqiptare (ka qenë peshkop)”, shprehet Gjikondi.
Pas një shkollimi në Propaganda Fide, ku ai kupton se meshtaria nuk ishte vokacioni i tij, Dorsa i kushtohet studimit te letërsisë italiane dhe Dantes. Por, duke e nisur udhëtimin e tij shkencor me rrënjët e veta, pasi hap një shkollë shqipe.
“Doli një vepër shkencore mbi një komb shumë të famshëm, por pak të njohur, thotë Dorsa. Dhe, nëse ka një vepër shkencore shteruese në të gjitha planet, për historinë e tij, figurat e famshme, letërsinë, zakonet, traditat, vajet, këngët, kontributet që kanë dhënë për kombet e tjera shqiptare, ka qenë libri i Dorsës, ‘Shqiptarët, kërkimet dhe mendime’”.
Një vend të qenësishëm në libër zë roli i shqiptarëve në formimin e kombeve të tjera dhe marazi i paskaj ndaj pushtimit osman qe e fajëson për prapambetjen.
“Arrin deri aty sa të tregojë se kontributet e shqiptarëve, sidomos të sulioteve, në formimin e shtetit grek. Tregon se si perënditë greke, emrat e perëndive dhe zakonet, kanë të bëjnë shumë me zakonet që ka kombi shqiptar”.
Kontributi i Dorsës është njohur edhe nga Eqrem Çabej e nga Dora d’Istria. /BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
NUK DI SI TA THEM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali