Dhe tanimë pas publikimit të gjashtë jurive të kategorive të ndryshme garuese të PriFest, shpaloset edhe përbërja e Jurisë së kategorisë kryesore garuese, ajo e Filmave Ballkanik të metrazhit të gjatë.
Si rëndom gjatë 12 viteve, PriFest ka sjellë emra me renome të industrisë së filmit ndërkombëtarë. Dhe këtë edicion, ajo është në përbërje të:
– Matthijs Wouter Knol, Drejtori i Akademisë Europiane të Filmit (European Film Academy);
– Wilhelm Faber, nga festivali i mirënjohur Berlinale (Berlin International Film Festival), në departamentin e programacionit për më shumë se 25 vjet;
– Chris Belloni, filmbërës i dokumentarëve, producent dhe drejtor i International Queer & Migrant Film Festival.
Kategoria garuese e filmave ballkanikë, e njohur më parë edhe si ‘Kinemaja e Mjaltës dhe Gjakut’, këtë vit shfaq shtatë filma nga pesë shtete. Kjo kategori është kuruar nga Drejtori Artistik i PriFest, Fatos Berisha.
Gjithë filmat në këtë kategori do të kenë premierën kosovare në PriFest, por 1 do të ketë Premierë Ndërkombëtare, ndërsa dy nga filmat do të ketë Premierë Regjionale në edicionit e 13-të PriFest.
Filmat do të garojnë për çmimin kryesor Hyjnesha e kuqe, si dhe çmimet tjera në këtë kategori.
Që nga viti 2021, holandezi Matthijs Wouter Knol, është emëruar Drejtor i Akademisë Europiane të Filmit (EFA), institucioni që mbledh kineastët Europian dhe organizon eventin vjetor Cmimet Filmike Europiane (European Film Awards). Ai është anëtar i Bordit të International Coalition for Filmmakers at Risk (Koalicioni i kineastëve në rrezik), i bashkëfinansuar nga IFFR (Festivali i Rotterdamit) dhe IDFA (Festivali dokumentar i Rotterdamit) në vitin 2020.
Nga viti 2001, Matthijs ka punuar si producent i asocuar në shumë filma dokumentarë dhe ka bashkëprodhuar veprën e digjitalizuar të kineastit holande Johan van der Keuken (cmim në Prix Cahiers du Cinema, 2006). Poashtu, në ekspozita të instalacioneve filmike dhe fotografike me tematikë nga filmi, konferenca dhe publikime. Pas një pune të shkurtër në IDFA, Matthijs ka punuar për festivalin e mirënjohur Berlinale, si programeri kryesor në Berlinale Talents (2008-2014) dhe Drejtor i European Film Market (2014-2020). Matthijs është një aktivist, në cështjet anti-raciste dhe cështjet e diversitetit dhe politikave inkluzive brenda industrisë filmike Europiane.
Wilhelm Faber punën në menaxhmetin e Berlinales – Berlin International Film Festival për më shumë se 25 vjet. Fusha kryesore e punës së tij është Programacioni, zhvillimi organizacional dhe koordinimi i eventeve speciale. Që nga fillimi, selektimi i filmave të shkurtër ishte në qendër të punës së tij në këtë festival me renome botërore.
Chris Belloni është kineast i filmave dokumentarë, producent dhe Drejtor i International Queer & Migrant Film Festival, ku ishte edhe themelues, që nga viti 2015. Filmi i tij debutues ‘I am Gay & Muslim’ është shfaqur në festivale të ndryshme nëpër botë. Në vitin 2018, ai inicoi projekte me tematikë artistike-LGBT në Azerbejxhan dhe në Ballkanin perendimor. Në vitin 2020 ai nisi projektin shumëvjecar të aktivizmit dhe drejtave të njeriut në rajonin e Caraibeve. Kohë më parë ishte në juri të Teddy Award 2020, për filmin më të mirë queer në Berinale. Nga shtatori 2021 ai do të udhëheqë Supernova Cinema, një hapësirë alternative e kinemasë në qendër të Amsterdamit.
Listën e plotë të filmave në kategorinë garuese të filmave Ballkanik mund ta gjeni në prifest.org.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
“Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht” – një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit – banorët e tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova